Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të PS, do të miratojë ngritjen e një Komisioni i Posaçëm Parlamentar për të monitoruar dhe mbrojtur portalet dhe llogaritë në rrejtet sociale nga dora e zezë ruse dhe kineze.

Në parim duket një nismë e drejtë, për të penguar, përmes masave parandaluese, ndërhyrjet e regjimit të Vladimir Putinit dhe Kinës në demokracinë tonë në zhvillim dhe si vend i rreshtuar prerë me Perëndimin që nga koha e Skënderbeut.

Por, para se të merren masa për një ndërhyrje të mundshme të Kinës dhe Putinit për të kapur portale dhe përdorur llogari në rrjetet sociale për qëllime dizinformimi, Kuvendi i Shqipërisë do të ishte mirë të merrte masa, për diçka që ka ndodhur dhe po ndodh, raporton Prapaskena.
Për shembull, të ngrihet një komisionin hetimor se pse kinezët e Bankes, me pagë secili rreth 1 milionë euro në vit, kanë shënuar mbi 4 miliardë euro të ardhura nga nxjerrja e naftës nga nëntoka shqiptare, por paguajnë zero taksa, pasi çdo vit manipulojnë shpenzimet sipas disa raporteve të AKBN, Albpetrol dhe KLSH.
Nga ana, tjetër, Vladimir Putin, përmes një rrethi oligarkësh pranë tij, të sanksionuar nga SHBA-të, ka depërtuar thellë në ekonominë shqiptare, duke kontrolluar pjesërish sistemin bankar, tregun e telefonisë, ndustrinë naftë nxjerrëse tregun imobilar, duke ndërhyrë në të dhënat personale etj.
Nëse publiku është i qartë tashmë për zhvatjen 20-vjeçare të pasurisë nëntokësore shqiptare nga kinezët e Bankers, depërtimi rus në financa ndoshta duhet shoqëruar me disa evidenca më konrete dhe të detajuara. Prapaskena sjelle edhe një herë në vëmendje këtë depërtim me emra, lidhje dhe fakte konkrete.
Kapja e financave nga oligarkët e putinit
Bankat e nivelit të dytë dhe të tretë në Shqipëri veprojnë nën kujdesin e Bankës së Shqipërisë, e cila që nga viti 2015 drejtohet nga Gent Sejko.

(Prapaskena ka sjellë fakte dhe prova se si Sejko e ka përdorur dhe po e përdor Bankën e Shqipërisë për përfitime personale dhe familjare, me gruan Elona Sejko që u shet mijëra kredi të këqija kompanive të mikrokredive të licencuara nga Sejko apo me kunatin Elton Gjipali me kompani për mbledhje të kredive të këqija, licencuar nga Sejko, apo sërish me gruan drejtoreshë e një banke të nivelit të dytë që kontrollohet nga Sejko në kuptimin e ligjit).
Por, Gent Sejko, me apo pa miratimin në heshtje të qeverisë, u ka hapur rrugën zgjatimit në Shqipëri të tentakulave financiare të oligarkëve pranë Putinit.
Kompania e Oligarkut lidhje me skandalin e publikimit të të dhënave të 600 mijë shqiptarëve
Katër persona janë dërguar në gjyq nga prokuroria e Tiranës, lidhur me skandalin e pagave ku u publikuan të gjitha rrogat së bashku me të dhënat private të shqiptarëve në fund të vitit 2021.
Mes tyre është Endri Ikonomi, i cili punonte si drejtor i përgjithshëm në kompaninë “Credit 2 ALL”.

Pronari i Credit 2 ALL është pikërisht oligarku rus Oleg Boyko.
Megdet Rahimkulov, dora Putinit pas OTP Bank
Në fund të muajt maj 2023, rizgjedhja e Bledar Shellës në krye të Shoqatës Shqiptare të Bankave, kaloi si një lajm rutinë.

Bledar Shella është drejtori i përgjithshëm i Bankës OTP Albania, pas të cilës qëndron oligarku rus Megdet Rahimkulov, një nga njerëzit më të besuar të Vladimir Putin, me lidhje të hershme dhe të forta me KGB, i sanksionuar nga Perëndimi.

Megdet Rahimkulov është pjesë e listë së zezë së SHBA, si një personazh i rrethit të Vladimir Putin, që shtrin tentakulat dhe zbaton politikat e Putinit për të ndërhyrë dhe trazuar vendet pro Perëndimit dhe si një personazh që ka menaxhuat asetet e KGB-së etj.
Si e blenë rusët Bankën Popullore
OTP Albania është transformimi i Bankës Popullore, e cila në vitin 2010 ndryshoi emrin në Banka Societe Generale Albania. Aksionerë ishin një grup biznesmenësh shqiptarë.
Në mars të vitit 2019 u shfaq kompania OTP Bank Nyrt e grupit hungarez, duke blerë bankën Societe Generale Albania, e cila më pas ndryshoi emër në OTP Bank Albania.
OTP Bank Nyrt, pronarja e OTP-Albania zotërohet nga kompanitë Hungarian Oil and Gas Company Ltd (MOL); Kafijat Ltd; OPUS Securities SA dhe Gopama Gan Vie SA.
Oligarku rus Megdet Rahimkulov është pronari i kompanisë “Kafijat Ltd”, e cila është aksionerja e dytë e “OTP-Albania”.
Por, raportime mediatike rajonale, e lidhin Rahimkulovin edhe me kompaninë “MOL”, aksioneren kryesore të bankës “OTP-Albania”.
Portali informativ “linx.crji.org”, në një artikull të 30 Gushtit 2018, me titull “MOL dhe OTP, Kukullat Matrioshka Hungareze”, shkruan se “MOL Group”…është një tjetër kompani, në të cilën ndërthuren interesat ruse dhe të oligarkut Rahimkulov”.
Oligarkët rusë pas luteCredit që zhvat shqiptarët
Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim për disa institucione financiare jo-bankare si lute Credit Albania, Fondin Besa të Ilir Metës, Mogo etj., për zhvatje të shqiptarëve përmes fiksimit të normave të larta të intetesit të kredive.
Këto piramida financiare tërheqin njerëzit duke ofruar kredi brenda disa minutash, duke i ‘rrjepur’ më pas nga paratë, me komisione dhe norma intetesi të çmendura.
Simboli është lute Credit Albania, e cila jep kredi me norma interesi nga 500 deri në 1 mijë %.
Ky institucion mashtrues financiar është hetuar në shumë vende për krime ekonomike, mashtrime dhe pastrim parash, ndërsa investigime mediatike e kanë lidhur me miliarderin rus Oleg Boyko.
Edhe pse e përfshirë në mashtrime në Shqipëri dhe pastrim parash të oligarkëve rusë, Banka e Shqipërisë nuk ka ndërmarrë asnjë masë për ta mbyllur luteCredit.
Pronarët në letra dhe hije të Iute
luteCredit në Shqipëri është degë e AS luteCredit Europe, e skeduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pastrimin e parave të oligarkëve rusë, pjesë e regjimit të Putinit.
Pronarët në letra të luteCredit Europe janë letonezët Tarmo Sild dhe Allar Niinepuu.
Akan Ajdini, kunati i gazetarit Blendi Fevziu, është administrator i luteCredit në Shqipëri.

Si në Kosovë, Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Shqipëri, grupi letonez që komandohet nga oligarkët rusë, kanë rekrutuar personazhe vendase.
Të gjitha lidhjet të çojnë në Letoni.
Biznesi i “mikrokredive” është shpikur pikërisht në Letoni, duke futur shumë shpejt me mijëra njerëz në një kurth borxhi në disa vende të botës, por sidomos në Ballkan dhe Afrikë, ku shtetet mund të kapen lehtësisht.
Në vitin 2013, pronarët e mikrokredive zgjodhën pikërisht miliarderin rus Oleg Boiko në krye të kartelit.
Oligarku i listës së zezë dyshohet se qëndron pas letonezëve, pronarë në letra të Iute dhe Kredo.
Një hulumtim i publikuar nga Insajderi zbulohei se si prapa “IuteCredit” dhe “Monego” qëndronte edhe kompania “Mintos”, me pronar Martins Valters, i cili është i lidhur me shërbimin rus.
Një tjetër lidhje që i jep kuptim kartelit
Estonenzët e “Iutecredit Albania” kanë pasur në pronësi 100% kompaninë “Final” shpk me nipt K81311012P, një tjetër shoqëri mikrokrediti.
Ata ia shitën aksionet e tyre 1 miliard lekë një shqiptari nga Tirana me bekgraund negativ përballë institucioneve shqiptare. Arben Meskuti, pronari i ri i mikrokredi “Final” shpk, individ me problem me drejtësinë, pasi është ndaluar nga Ministria e Drejtësisë të ushtrojë profesionin e avokatit dhe përmbaruesit, po drejton të njëjtën skemë financiare me norma interesi kredie jashtë çdo standarti, njësoj si Shpend Maxhera në Kosovë dhe Akan Ajdini në Shqipëri. Meskuti është pjesë e kartelit mafioz më famëkeq i mikrokredive në Shqipëri.

Karteli i mikrokredive mban emrat famëkeqë të Olsi Ibro, Elda Ibro dhe Arben Meskuti.Të tre kanë vite që punojnë makinerinë e tyre “piramidale” MCA-ADCA-FINAL duke mashtruar e vjedhur shqiptarët, sidomos nga periudha e pandemisë, kur nëpërmjet shantazhit me banka, arritën të vjedhin miliona euro. Skema e institucioneve financiare të mikrokredisë që përfitojnë nga jeta e vështirë e njerëzve në nevojë, përthithet nga “Tranzit” shpk, institucion me pronarë në ishujt Kajman.
Kosova mbylli luteCredit me kërkesë të SHBA-ve dhe fitoi çështjen në Arbitrazh
Kosova e ka mbyllur luteCredit me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jo vetëm për pastrim parash dhe lidhje me oligarkët rusë, por edhe për norma interesi të larta dhe cënim të sigurisë kombëtare.
Në vitin 2019, Banka Qendrore e Kosovës mbylli luteCredit, e cila e çoi çështjen në Arbitrazh.

Tre vite më pas (2022) Republika e Kosovës fitoi rastin ndaj “IuteCredit” në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.