Policia ka arrestuar dje bosin e Acromax, Aldor Nini. Ky i fundit u arrestua pasi dyshohet se ka publikuar një video të Sara Bashës, pa pëlqimin e saj, në një moment grindje dhe tensioni.

Videoja është publikuar në faqen Limoni Arte, hapur poçasërisht për të degjeneruar hallën e Sara Bashës, Anila Bashën dhe vetë Sarën, e cila në këtë rast duket se është viktimë e përplasjeve mes hallës dhe Aldor Ninit.

Videoja është vërtetë e rëndë dhe nuk duhej publikuar, por meqnëse kjo çështje u bë publike, e vërteta duhet raportuar ashtu siç është.
Aldor Nini ka qenë në një lidhje me Sara Bashën, e cila është mbesa e Anila Bashës, e njohur si thithlopa e gjobave në Shqipëri, e kapur me prova.

Aldor Nini dhe Sara Basha kanë pasur mosmarrëveshje dhe grindje, çka e tregon edhe videoja e publikuar dje në faqen Limoni i Artë.
Nini mësohet se ka pretenduar se Sara e ka tradhtuar.

Prapaskena mëson se halla Anila Basha ka ndërhyrë vazhdimisht mes çiftit dhe sillej si padron i tyre.
Një konflikt ka nisur dhe është përshkallëzuar mes Aldor Ninit dhe Anila Bashës, sidomos pas ndarjes së Ninit me mbesën e saj, Sara Basha.

Konflikti ka kulmuar pasi Aldor Nini i ka mbyllur Anila Bashës rrjetet sociale të portalit gjobëvënës Newsbomb, duke i dhënë një goditje shumë të rëndë biznesit të saj.
Nga ana e saj, Anila Basha nisi sulmet ndaj Aldor Ninit përmes portalit të saj.

Aldor Nini iu përgjigj duke publikuar një video të sikletshme të Sara Hoxhës, në një ditëlindje. Video u bë menjëherë virale, meqenëse Nini është mjeshtër i rrjeteve sociale.

Sulmet e ndërsjella poshtë brezit vijuan për disa ditë. Aldor Nini dyshohet se publikoi dje një tjetër vidoe të Sara Bashës, në faqen Limoni Arte, ku vajza shfaqej në momente tensioni psikologjik dhe mbase dhune.
Është kjo vidoe që çoi në arrestimin e Aldor Ninit.

Po si e paraqet arrestimin Anila Basha, në portalin e saj newsbomb?
Basha fsheh dhe manipulon të vërtetën, duke e paraqitur arrestimin për shkak të mbylljes së rrjeteve sociale të newsbomb nga Aldor Nini.
Edhe pse në njoftimin e policisë thuhet qartë se Aldor Nini është arrestuar për përndjekjen e ish bashkëjetueses dhe jo për krim kibernetik, Anila Basha thotë se është arrestuar për arsye që i intereson asaj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. N., 40 vjeç, pasi ka përndjekur dhe dhunuar vazhdimisht bashkëjetuesen e tij, si dhe dyshohet se ka publikuar një video të saj, pa pëlqimin e saj”- njofton policia.
Ndërsa Anila Basha, mashtron publikun dhe fsheh të vërtetën. Ajo e paraqet historinë si në përplasje profesionale, kur në fakt kemi të bëjmë me një histori rozë, pretendime për tradhti dhe hakmarrje. Ja si e paraqet ajo arrestimin.


