Dy banda, njëra me natyrë kriminale/zhvatëse dhe tjetra mashtuese, kanë bashkuar forcat duke grabitur qytetarët, me shitje fshesash me këste.

Bëhet fjalë për bandën e fshesave Ritello Albania me përfaqësues kryesor Stiljano Merkohitoj si dhe me oktapodin financiar zhvatës Iute Credit, që jep kredi deri në 300 % interes, me përfaqësues Akan Ajdinin.

Ndërsa Ritello Albania, e cila shet fshesa por edhe mjelëse lopësh, është pjesë e Librex Group Inc, themeluar në vitin 1987 në Kanada me disa libanezë. President i Librex është libanezi Sam Bechalani, i cili preyendon se fshesat e tij Ritello janë prodhim gjerman.

Për Sam Bechalani ka raportime për falsifikim të makave, pastrim parash, lidhje me qarqet ruse dhe festa të shfrenuara dhe harbine me gra.
Ritello prodhohet si vend në Gjermaninë, por nuk ka lidhje me teknologjinë dhe cilësinë gjermane, histori mashtrimi për të cilën do të flasim në vijim.
IuteCredit në Shqipëri është pjesë e AS IuteCredit Europe, e skeduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pastrimin e parave të oligarkëve rusë, pjesë e regjimit të Putinit.
Ky institucion mashtrues financiar është hetuar në shumë vende për krime ekonomike, mashtrime dhe pastrim parash, është i lidhur me miliarderin rus , i afërt me Putinin.
Një raport inteligjence i Senatit të SHBA e citon oligarkun rus Oleg Boyko si person “Me lidhje shqetësuese me qeverinë ruse, inteligjencën dhe shërbimet e sigurisë së Rusisë dhe me lidhje me krimin e organizuar. Shtypi moldav ka raportuar se Boyko ishte i përfshirë në një operacion të mbeshtetur nga Kremlini për influencimin e jashtëm të zgjedhjeve atje,” shkruhet në raportin sensitiv të SHBA, ku disa paragrafë janë të censuruar.
Rusi kontrollon edhe kompaninë Credit 2 All (Digital Finance International SHPK), e përfshirë në krime kibernetike kundër Shqipërisë.
Dëbime dhe rrjepje
Ndërsa disa vende të rajonin e kanë dëbuar për shkak të skedimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pastrimin e parave të oligarkëve rusë dhe zhvatjen e qytetarëve, Iute Credit vijon të bëjë kërdinë në Shqipëri, duke rrjepur mijëra familje të varfëra me kredi me norma interesi deri në 300 %.
Piramida financiare Iute Credit aplikon metoda të ndryshme për të tërhequr njerëzit, duke i futur në kurthin e kredive brenda disa minutash, duke i ‘rrjepur’ më pas nga paratë, me komisione dhe norma intetesi të çmendura. Kush nuk ka mundësi për të paguar këstet, kalon në duart e mafies MCA/ADCA, që të marrin edhe pantallonat.
Veprimi i dy bandave
Në redaksinë e Prapaskenës kanë ardhur disa denoncime nga qytetarë për një bashkëpunim mes Iute Credit dhe bandës së fshesave me korent Ritello, me qëllim mashtrimi dhe zhvatje.
Çfarë ndodh? Nën hundën e policisë, prokurorisë dhe tatimeve, banda e fshesave Ritello hyn nëpër banesa, duke mashtruar kryesisht zonja që të blejnë fshesën.
Ata telefonojnë fillimisht qyetarët, duke u thënë se kanë fituar një pastrues ajëri falas, si grackë për t’u futur në shtëpi, për të reklamuar fshesën dhe realizuar mashtrimin.
Banda drejtohet nga Stiljano Merkohitoj, një personazh që mashtron tatimet dhe kryen aktivitet kriminal ekonomik prej të paktën 7 vitesh, duke mos deklaruar punonjësit, duke paguar cash, duke shmangur faturat për shitjen e fshesave, manipuluar bilancet, shmangur taksat etj.

Stiljano Merkohitoj bashkëpunon me Stela Shkodranin e Iute Credit, për të realizuar zhvatjen.

Me paratë e grabitura, përfituesit bëjnë jetë luksi dhe blejnë pasuri të palujtshme, harbohen në festa dhe vende ekzotike etj.

Banda Ritello Albania, gënjen klientin për të blerë fshesën me këste, duke e kaluar atë në rrjetën Iute. Klientit nuk i bëhet me dije në asnjë moment që nëse fshesa kushton 1 mijë euro, tek Iute duhet të paguajë 2.5 mijë euro.
Kulmi arrin kur banda e fshesave firmos kredinë me Iute në emër të klinetit, pasi i kanë mbushur mendjen me gjysmë të vërteta dhe rrena për të blerë fshesën.

Mes dhjetëra rasteve zhvatje të pasurisë me anë të mashtrimit, sot po publikojmë rastin e zonjës Vojsava Lleshi, e cila ka rënë pre e mashtrimit.
“Dua tju informoj për një kompani që bën marketing nëpër shtëpi për fshesë korenti RITELLO R2, e cila kushton rreth €1000 çmimi real. Agjentët e kompanisë i manipulojnë njerëzit duke i futur në kredi tek IUTE apo NOA për çmimin €2500. Unë jam viktima e radhës nga kjo skemë e mirë organizuar që fillimisht të telefonojnë duke të njoftuar që keni fituar një pastrues ajri falas, si pretekst për t’u futur në shtëpi….”, thotë zonja Lleshi.
Kur qytetari kupton skemën e zhvatjes me anë të Iute dhe ankohen, ata përgjigjen se qytetari i ka pranuar vetë kushtet dhe tarifën shtesë për këstet, kur në fakt kjo nuk i është bërë me dije, pasi vështitë të gjesh sot një budalla që një fshesë me çmim 1 mijë euro, t’a blejë për 2.5 mijë euro.

Nga komunikimet faktohet se fshesat shiten pa faturë. Fatura jepet vetëm nëse klienti i mashtruar, këmbëngul.
Kur ndonjë viktimë thotë se do ankohet ose revoltohet për vjedhjen, viktima kërcënohet se do të paditet në polici, kur në fakt policia duhet të kishte hetuar dhe goditur këtë skemë zhvatje.

Do të mjaftonte vetëm fakti që Stiljano Merkohitoj aplikon për kredi tek Iute Credit në emër të personave të tjerë. Qytetarët të kenë kujdes, nëse marrin një telefonatë se kanë ‘fituar një filtër ajri falas’, është një karrem për të të zhvatur pasurinë me anë të mashtrimit
Kërcënohen klientët
Edhe të vjedhin, edhe të kërcënojnë që të mos flasësh. Banda e mashtruesve të shesave me korent Ritello dhe piramida Iute Credit kërcënojnë dhe shantazhojnë viktimat e tyre të mashtrimit, që të mos flasin për zhvatjen me skemat e kredisë me interes nga 150-200 %.
Kush ankohet pasi ka rënë në grackën e kredisë me interes të çmendur, kërcënohet dhe frikësohet me banda me padi, denoncime dhe presione të tjera.