Aferat korruptive të pandëshkuara të Ridvan Bodes, pse është bashkuar me Arben Ahmetajn për të sulmuar SPAK dhe Shkëlqim Canin. Nga dosja që çonte në burg Boden tek emërimi i tij në kupolën e BSH

Krim & Korrupsion

Publikuar: 30/08/2023

Aferat korruptive të pandëshkuara të Ridvan Bodes, pse është bashkuar me Arben Ahmetajn për të sulmuar SPAK dhe Shkëlqim Canin. Nga dosja që çonte në burg Boden tek emërimi i tij në kupolën e BSH

Faktet e vizatojnë Ridvan Boden një ikonë korrupsioni me dimensionet e Arben Ahmetajt, ndonëse i pari vijon avazin e vjetër në kupolën e Bankës së Shqipërisë, ndërsa i dyti është në kërkim nga drejtësi për korrupsion dhe pastrim parash.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e kallëzoi Ridvan Boden në prill 2015 për fsheje pasurie dhe pastrim parash. Sipas ILDKPKI, Bode nuk justifikonte një pasuri me vlerë 500 mijë euro.

Ky institucion e kishte thirrur ish ministrin e Financave disa herë për të dhënë shpjegime dhe justifikuar pasurinë, por Bode, me arrogancë, kishte refuzuar, duke sfiduar ligjin.

Pas kallëzimit, Bode tha se po sulmohej politikisht. Në fakt, koha tregoi se Edi Rama, jo vetëm që nuk e ka sulmuar politikisht, por në dhjetor të 2018, Rama emëroi përmes Parlamentit Ridvan Boden anëtar të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, ku është punësuar edhe e bija, Adela Bode, pra babë e bijë në një institucion publik, në konflikt interesi.

Madje dhëndri i Bodes, Ali Vishaj, shte aksioner në një bankë, ndërsa i biri jepte kredi përmes një kompanie financiare.

Mbylljen e dosjes së pasurisë së Ridvan Bides e ka firmosur prokurori Arqile Koça, i cili edhe pse pranon se Ridvan Bode nuk e ka deklaruar një pjesë të pasurisë sipas ligjit, ky fakt, sipas tij, nuk përbën vepër penale.

Arqile Koça, i njohur si një prokuror biznesmen për shkak të pasurisë që posedonte, përfshirë të paktën 5 apartamente, u shkarkua nga shkalla e parë e Vetingut në mars të vitit 2019 për shkak të disa problemeve me pasurinë, por u rikthye më pas në detyrë nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit.

Skandali me ish Hotel Dajtin dhe shitja e hidrocentraleve

Emri i Ridvan Bodes lidhet me skandalin e shitjes së pronës publike ish Hotel Dajti tek një intitucion tjetër publik si Banka e Shqipërisë për 30 milionë euro, aferën me pullat fiskale, koncensionin e markimit të karburanteve si dhe shitjen abuzive të hidrocentraleve në fund të pushtetit të Berishës, “Ulëz”, “Shkopet”, “Bistrica-1” e “Bistrica-2” te kompania turke “Kurum”.
Privatizimet, ish Klubit Partizani dhe afera CEZ
Emri i Ridvan Bodes lidhet me shitjen e pronave të ushtrisë, privatizimin e ish Klubit Partizani nga dhëndri i Sali Berishës, aferën CEZ, koncesionin e Lotarisë Kombëtare, kasat fiskale, disa skema zhvatje me rimbursimin e TVSH-së etj.
Mafia e futbollit 
Ridvan Bodes është akuzuar nga UEFA për aferën e peivatizimit të klubit Skënderbeu dhe për ndërhyrjet për fiksimin e rezultatit të ndeshjeve të futbollit. Edhe këtë për këtë akuzë Bode tha se është nxitur nga qeveria Rama.
Afera me kredinë 250 mln euro
Ridvan Bode u kallëzua penalisht edhe për shkelje të barazisë në përzgjedhjen e një ofertuesi për marrjen e një kredie 250 milionë euro. Bode ndryshoi kriteret rrugës dhe përzgjodhi ofertën më të shtrenjtë, duke duke i shkaktuar shretit 60 milionë euro kosto financiare.
Emri i Bodes lidhet me një sagë aferash financiare me kosto miarda euro për xhepat e shqiptarëve, si kryefiamciar i qeverisjes Berisha 2005-2013.

Koordinimi me Ahmetaj për të sulmuar SPAK-un

Ditët e fundit, Arben Ahmetaj nga arratia dhe Ridvan Bode nga kupola e Bankës së Shqipërisë, po financojnë dhe diktojnë një fushatë linçimi dhe shantazhi ndaj prokurorit të SPAK-ut, Edvin Kondili, duke e akuzuar se po operon me dy standarde, se po mbron Ilir Beqajn, se nuk ka hetuar si duhet dosjen e sterilizimit etj.

Si argument të pretenduar sillet fakti që Arben Ahmetaj, edhe pse nuk kishte lidhje me inceneratorët, u hetua deri në detaje për pasurinë, u shpall në kërkim dhe iu bllokuan vilat.

Ndërsa Ilir Beqaj, sipas tyre, nuk u arrestua edhe pse ka firmosur për koncensionin sterilizimit dhe kishte njohje me fituesin, Ilir Rrapaj, duke operuar me dy standarde.

Si qëndron e vërteta? 

Arben Ahmetaj u ‘kreh’ nga SPAK-u si pronari faktik i inceneratorëve dhe jo për marrëdhënie të dyshuar me aferën e inceneratorëve.

Ahmetaj kamufloi me Klodin Zoton biznesin e djegësave në Fier dhe Elbasan, dhe kur i rëshkiti nga duart biznesi me inceneratorin e Tiranës, nisi të shesë shokët, me të cilët u prish në pazare.

Hetimet për Arben Ahmetajn nuk kanë nisur se ka udhëtuat me Klodian Zoton apo Mirel Mërtirin.

Hetimet nisën pasi u faktua se Klodian Zoto i paguante udhëtimet dhe akomodimet në hotele Ahmetajt, dhe se Klodin Zoto kishte pronotuar një vilë, e cila më pas i kalon Arben Ahmetajt.

Pra, hetimet nisën pasi u publikuan faktet e korrupsionit. Këto fakte ishin fshehu nga Klodian Braho që në prill të vitit 2022.

Kur faktet e fshehura u publikuan në media dhe u referuan në SPAK nga gazetari Adriatik Doçi, kreu i SPAK, Altin Dumani, për të shpëtuar reputacionin e SPAK, ia hoqi dosjen nga duart Klodian Brahon dhe nisi vetë të hetonte Arben Ahmetajn, bashkë me prokuroren Enkelejda Millonai.

Hetimi zbuloi edhe një vilë tjetër të fshehu në Palasë si dhe disa apartamente, para cash në shtëpi, para të paligjshme në bankë, falsifikime, mashtrime, një sagë aferash korruptive etj.

Dhe hetimi nuk ka prekur aferat më të mëdha të Arben Ahmetajn që janë privatizimet, marrëveshja me Albtelekom për të mbyllur 22 milionë euro të vjedhura me kompaninë Hermes, rindërtimin etj.

Sot Arben Ahmetaj i sulet Edvin Kondilit se pse nuk vepron ndan Beqajt siç operoi Altin Dumani dhe Millonoi ndaj tij.

Deri më sot hetimet nuk kanë zbuluar që Ilir Beqaj të ketë përfituar para apo vila nga koncesioni i hemodializës.

Nëse Ahmetaj dhe gazetarët e tij, kanë dijeni për ndonjë përfitim, kanë detyrimin ligjor ta denoncojnë në SPAK.

Atëherë si të kërkojë prokurori Kondili të arrestojë Ilir Beqajn pa prova penale?

Ta arrestojë pa prova se kështu dëshiron Ahmetaj dhe Sali Berisha?

Për vetë Ahmetaj ishin provat që në dhjetor 2022, dhe megjithatë, prokurorët pritën disa muaj, derisa sa mblodhën edbe fakte të tjera, duke krijuar bindjen.

Ahmetaj dhe Ridvan Bode i bëjnë shantazh Edvin Kondilit të kërkojë arrestimin e Beqajt pa një provë korrupsioni.

Dhe prova e korrupsionit është përfitimi. Përfitimi material dhe jo material nuk është provuar deri më tani.

Roli i Ridvan Bodes 

Arsyeja se pse Arben Ahmetaj dhe Ridvan Bode janë bashkuar në shantazhin kriminal ndaj prokurorit Edvin Kondili, është Shkëlqim Cani.

Bode mendon se Shkëlqim Cani ka hartuar në vitin 2014 dosjen penale për aferën e kredisë 250 milionë euro, me 15 %. Afera është ideuar dhe zbatuar nga Ridvan Bode dhe Sali Berisha.

Dosja është kopsitur nga FBI-ja. Shkëlqim Cani vetëm ka firmosur referimin në Prokurori.

Ridvan Bode përzgjodhi ofertën më të lartë, ndryshoi kriteret rrugës dhe kreu një sërë veprimesh korruptive, duke sjellë si pasojë 60 milionë euro dëm në buxhetin e shtetit.

Afera u mbyll nga Adriatik Llalla. Kjo dosje shënoi thyerjen e madhe mes amerikanëve dhe Adriatik Llallës, ‘delja’ e Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Para dhe pas shpalljes non grata, përfaqësuesit e SHBA-ve në Shqipëri akuzuan publikisht Adriatik Llallën për mbrojtje të zyrtarëve të korruptuar.

Dosja e kredisë pritet të rihapet nga SPAK përmes një kallëzimi penal.

Ndërkaq, pas largimit të Shkëlqim Canit si ministër i Financave dhe emërimit të Arben Ahmetajt, ky i fundit i çoi dosjen Ridvan Bodes.

Ahmetaj, i cili rrihte gjoksin që gjatë qeverisjes së Fatos Nanos si njeri i amerikanëve, dosjen e kopsitur nga FBI ia çoi Ridvan Bodes.

Ahmetaj besohet se ndihmoi edhe Adriatik Llallën për ta mbyllur çështjen.

Arben Ahmetaj, bashkë me një oligark, i mbushën mendjen Edi Ramës në vitin 2018 për ta emëruar Ridvan Boden anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, aty ku kishte të punësuar vajzën e tij Adela Bode, ndërsa dhëndri i bodes, pra burri i Adelës, Ali Vishaj, ishte aksioner në një institucion financiar që jepte kredi, FINAL, që kontrollohej nga BSH, një aferë kjo më vete korruptive.

Më herët dhëndri i Bodes, Ali Vishaj dhe i biri Eraldo Bode, kishin krijuar një aktivitet për dhënie kredish, me shuma të konsiderueshme parash dhe në shkelje me ligjin.

Ata krijuan AvA Consulting për të lëvruar mikrokredi me interesa tepër të larta, kur Bode ishte ende ministër Financash.

Përpos të tjerave, Arben Ahmetaj dhr Ridvan Bode nuk e durojnë dot faktin se Shkëlqim Cani mbetet i vetmi ministër Financash në historinë e pluralizimit që nuk ka një akuzë për korrupsion apo për shfrytëzim të pushtetit për interesa personale.

Madje kjo ishte edhe arsyeja se pse Edi Rama e zëvëndësoi me Arben Ahmetaj, pasi Cani nuk firmoste asnjë vendim që cënonte interesin publik.

Ky fakt është i njohur dhe i pranuar edhe nga vetë Sali Berisha, i cili flet çdo ditë për koncensionin e inceneratorëve dhe sterilizimit, por nuk e përmend kurrë koncensionin 84 milionë euro të hemodializës së Klodian Allajbeut, pasi Allajbeu pastron paratë e Shkëlzenit me boronicat në Gërdec.

Ahmetaj dhe Bode duket se janê tronditur kur Altin Dumani tha në Kuvend se Shkëlqim Cani ishte i vetmi zyrtar që ishte distancuar dhe kishte refuzuar biznesin e Arben Ahmetajt me inceneratorët.

Madje, kur Shkëlqim Canin e thirrën nê SPAK për dosjen e privatimeve korruptive të Arben Ahmetajt dhe grupit të tij, përfshirë edhe dosjen ‘Buka’, prokurorët u habitën se si Arben Ahmetaj si ministër Ekonomia dhe Gerladina Prodani si sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Financave, kishin kopsitur dhe i kishij fshehur një dosje privatizimi Shkëlqim Canit kur ishte Ministër Financash, duke e ditur se Cani do bëhej pengesë.

Pse po e vonon Klodin Braho arrestimin e ‘mustakut të korrupsionit’ Agim Ismailaj? Disa afera dhe një skemë me nipit këshilltar të Ramës

Prokurori Klodian Braho ka në duar një dosje të kopsitur korrupsioni për Agim Ismailajn, i njohur si ‘mustaku i korrupsioni’, gjatë drejtimit të Drejtorisë së Burgjeve.

Prapaskena mëson se sipas kësaj dosje, për të cilën do të japim detaje në vijim, Agim Ismailaj duhe t’i kalonte pushimet me Safet Gjicin, Vangjush Dakon etj., por çuditërisht arrestimi i tij po shtyhet në mënyrë të paqartë.

Në Shqipëri është vështirë të gjesh një drejtor me kaq shumë implikime denoncime, pazare dhe dosje aferash sa Agim Ismaili.

Nga një ish zyrtar i rangjeve të ulëta i pushtetit të Sali Berishës, befas Ismaili u kthye në i besuar i Edi Ramës duke i besuar 4 poste publike.

Agim Ismaili ka mbajtur dhe postin e drejtuesit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe atë të nëndrejtorit në Agjencinë Kundër Pastrimit të Parave.

Për disa vite Ismaili ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, duke finalizuar disa afera me tendera, punësime, leje etj.

Nga ky post Ismaili u shkarkua nga minisitri i Drejtësisë, Ulsi Manja, me rekomandim të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pas konstatimit të abuzive të rënda në Drejtorinë e Burgjeve.

Kur karriera e Ismailit pritej të vijonte dyerve të prokurorisë dhe burgjeve, befas Edi Rama jo vetëm nuk e lëshon, por e emëron në mars të vitit 2023, e emëron në krye të IKMT-së, në vend të Dallëndyshe Bicit, e cila u emërua në krye të Kadastrës pas largimit të Artan Lames.

Kur ishte në krye të Drejtorisë së Burgjeveve, Agim Ismali është denoncuar për krijimin e një keme korrupsioni me nipin e tij, Dritan Palnikaj, i cili në atë kohë ishte sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.

Ministria e Brendshme me titullar nipin Dritan Palnikaj zhvillonte tenderat për llogari të Drejtorisë së Burgjeve me titullar Agim Ismailajn, duke diktuar fituesit.

Në 5 proceduara tenderuese të kontrolluara nga KLSH është konstatuar vjedhja e mbi 1.2 milionë euro.

Në korrik 2019, nipi i Agim Ismailajt, Dritan Palnikaj u shkarkua su sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.

Edi Rama e emëroi këshilltar të tij. Ndërkaq, vëllai i Dritan Palnikaj, Skerdilajd Palnikajt, pra nipi tjetër i Agim Ismailajt, u filmua duke marrë ryshfet si doganier në Portin e Durrësit.

Ndërjaq, gjatë kohës kur Drejtoria e Burgjeve është drejtuar ng Agim Ismaili, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar medikamente të skaduara dhe që përmbajnë elementë kancerogjenë ne depot farmaceutike të burgjeve.

Gjithashtu, sipas KLSH, 85 % të tenderave
të zhvilluar nga Drejtoria e Burgjeve apo edhe nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara për llogari të burgjeve, nuk ka patur garë, pra fituesit janë paracaktuar me pazar në tavolinë.

Kontrolli i Latë i Shtetit ka konstatuar si një situatë kaotike në lidhje me emërimet në administratën e burgjeve.

Simbol i emërimevd abuzive në burgje është Eni Lani, e cila pasi punoi 3 ditë si roje kupole, më pas drejtori Agim Ismaili, e kaloi të komanduar në Drejtorinë e Përgjithshme, e më pas e emëroi oficere. Në vijim, pa asnjë eksperiencë e gradoi si Shefe të rrethimit të jashtëm në IEVP “Mine Peza” ose “Burgu 302” në Tiranë.

Gjithashtu, janë konstatuar komandime në detyrë për punonjës në nivele drejtuese dhe 138 punonjës nivel jo drejtues me 4 urdhra të ndryshëm pa një afat kohor të përcaktuar në kundërshtim me bazën ligjore në fuqi. Por rrëmuja dhe shkeljet në sistemin e burgjeve sipas kontrollit të lartë të shtetit ka bërë që në burgje të futen dhe përdoren ende ilaçe të skaduara.

Si drejtor AKU-së, ku e prezantoi vetë Rama në 2017, Agim Ismaili do mbahet mend për lejimin e ushqimeve skarco dhe mishin e skaduar, zhvatje dhe kaos me ushqimet e pakontrolluara, vaj palme dhe niseshte në bulmet etj.