Paketa e Maleve, Rama: Nuk po shiten malet, po u japim mundësi pronarëve të investojnë

Politikë

Publikuar: 21/07/2026

Paketa e Maleve, Rama: Nuk po shiten malet, po u japim mundësi pronarëve të investojnë

Kryeministri Edi Rama iu përgjigjet kritikave për Paketën e Maleve, për të cilën protestuesit kanë kërkuar edhe shfuqizimin.


“Këtu nuk jemi në kushtet ku shiten malet. Këtu jemi në kushtet kur malet po hapen për ata që në male kanë trashëguar një pronë. Këtu jemi në kushtet kur njerëz të cilët kanë një pemëtore, të cilët e mirëmbajnë prej vitesh dhe për të cilën kanë pamundësi të kenë letrat për arsyet që thashë, mund të pajisen me një leje për të bërë një agropërpunim. Jemi në kushtet kur mijëra emigrantë kanë shprehur interes sepse duan të investojnë. Turizmi do shkojë duke u bërë ekonomi gjithnjë e më domethënëse. Paketa e maleve është politikë për njerëzit, të drejtën e pronës, zhvillimit të pronës. Politikë që u shkon për shtat atyre që për vite nuk kanë mundur ta kthejnë pronën në aset financiar. Ca do me thënë të anulohet paketa e maleve, dmth që këto njerëz të mbeten pezull sepse disave që malet i shohin nga qyteti, nuk kam parë ndonjë komunitet nga këta që preken se për shkak nuk e kanë këtë paketë, të çohen të thonë që kjo paketa po na merr pronat. Ata mezi e presin, kjo është rezultat i shumë bisedave, i shumë përpjekjeve, nuk është diçka që lindi sa hap e mbyll sytë. Shitet në tregun e fjalëve si një tjetër akt tradhtie. Unë tradhtar, një temë tjetër kjo”, tha Rama.