Krahas bashkëjetueses Erjola Hoxha dhe bashkëshortes Albina Mançka, me të cilat ka kamufluar 3 vila dhe disa apartamente, Arben Ahmetaj ka përfshirë të gjithë anëtarët e familjes në aktivitetin e pastrimit të parave të korrupsionit.
Prapaskena mëson se në dosjen e SPAK për korrupsionin 20-vjeçar të Ahmetaj, del në pah motra e tij Brunilda Mene (Ahmetaj), e cila bashkë me kunatën Erjola Hoxha mbikqyrte punimet në vilën në Hamallaj që në vitin 2018. Vila mbulohej me paratë e Klodian Zotos, ndërkohë që Ahmetaj pretendonte se bashkëjetuesja e tij ia kishte blerë Gerian Kukes 4 vite më vonë, një mashtrim ky i faktuar nga SPAK.
Brunilda Mene, e cila punon tek pensionet edhe pse nuk paraqitet ndonjëherë në punë, del edhe në udhëtimet e Ahmetajt me paratë e inceneratorëve, bashkë me nënën e saj, Ferdane Ahmetaj.
Në relacionin prej 320 faqes të SPAK-ut për argumentimin e kërkesës për arrestimin e Ahmetajt, nëna e tij Ferdania, sot 82 vjeçe, rezulton se ka udhëtuar disa herë jashtë vendit, kryesisht me makina luksoze, me rrethin familjar dhe klientelist të të birit, Arben Ahmetaj.
Në vitin 2021, Ferdania bashkë me të bijën tjetër Ana Nazeraj kanë përodorur dhe kanë udhëtuar jashtë me makinën e Artan Gjokajt. SPAK ka idnetifikuar disa makina luksoze që përdoreshin për udhëtime brenda dhe jashtë vendit nga familjarët dhe klientela e Arben Ahmetajt.
Në dosje shfaqet edhe vëllai i Albina Mançka, Alket Mançka, i cili si noter ka vulosur shit-blerjet fiktive të pasurive, vila dhe apartamente, duke u agazhuar me vulën e noterit për pastrimin e parave të motrës dhe kunatit.
Për mbulimin e vilës së korrupsionit në Hamallaj, Vala Mar, Ahmetaj ka angazhuar edhe vjehrrin dhe vjehrrën, prindërit e Erjola Hoxhës, Flamur dhe Teuta Hoxha, të cilët gjoja i kanë shitur një apartament Artan Gjokajt, me vlerë 130 mijë euro, dhe këto para ia kanë dhuruar më pas të bijës për të blerë vilën në Vala Mar. Në dosjen e SPAK del edhe emri i vëllait të Ejola Hoxhës, Enis Hoxha, pra kunatit tjetër të Ahmetajt.
Artan Gjokaj është një personazh që Ahmetaj e ka përdorur sistematikisht në punë të zeza, pastim parash dhe kamuflim biznesesh. Sipas SPAK, të gjitha këto veprime janë fiktive për të mbuluar paratë e korrupsionit të Arben Ahmetajt. Roli i Artan Gjokajt është zbërthyer në dosjen e SPAK-ut.
Leonard Mene, (kunati i ish ministrit dhe drejtor në ministri), pra bashkëshortit o Bruna Menes, shfaqet jo vetëm në udhëtimet e luksit të mbuluara nga Kodian Zoto, por edhe në aferat e Ahmetajt. Leonard Mene është drejtori i Investimeve në OSSHEE, ku ka diktuar shumë tendera për klinetët e Arben Ahmerajt.
Në dosjen e SPAK del në pah edhe roli i Klodian Mene, vëllai i kunatit të Arben Ahmetajt, Leonard Mene, i cili është drejtor i Privatizimeve në Ministrinë e Ekonomisë, me të cilin Ahmetaj ka realizuar afera të mëdha, duke kaluar pronat publike në emër të miqve të tij biznesmenë. Ahemtaj, Mene dhe Lirim Fezollari janë pjesë e një tjetër dosje të SPAK-ut.