Pazari i shekullit / Bashkim Ulaj do zhvatë shqiptarët deri në 2058, 1.3 miliardë euro të ardhura me aferën Thumanë-Kashar, oligarku i Berishës do na marrë lekët deri kur të bëhet 100 vjeç

Krim & Korrupsion

Publikuar: 19/03/2023

Pazari i shekullit / Bashkim Ulaj do zhvatë shqiptarët deri në 2058, 1.3 miliardë euro të ardhura me aferën Thumanë-Kashar, oligarku i Berishës do na marrë lekët deri kur të bëhet 100 vjeç

Edi Rama ka vendosur që të finalizojë pazarin e nisur nga Damian Gjiknuri, i cili parashikon që Bashkim Ulaj të zhvatë shqiptarët për 35 vitet e ardhshme, deri kur Ulaj të bëhet rreth 100 vjeç dhe të mos mbajë mend më se sa para ka fituar në kurriz të shqiptarëve me qeveritë e korruptuara.

1.3 miliardë euro do të shkojnë në xhepat e ish klientit të Sali Berishës për 35 vitet e ardhshme me koncensionin e rrugës Thumanë-Kashar.

Është menduar për të vjedhur dhe grabitur shqiptarët deri në vitin 2058. Kotrata korruptive vështirë që të rrëzohet, pasi qeveria e ka bërë siç do Bashkim Ulaj. Kontrata është hartuar kundër interesit publik.

Bashkim Ulajt është një biznesmen i skeduar me plot episode korrupsioni dhe falsifikimesh, që nga afera me kompaninë DH Albania, tenderat dhe koncesionet me vlerë qindra milionë lekë, shkatërrimi i Valbonës me HEC-e korruptive, kanali për fibrat optike nëpër rrugët e Shqipërisë, kafshimi i Krujës për çimento, kullat etj., përfitime këto duke korruptuar dhe ndarë pasurinë publike me politikanë të të gjitha krahëve dhe me të gjitha qeveritë.

Por, Thumanë-Kashar shënon aferën e tij më të madhe korruptive me qeverinë e Edi Ramës.

Të ardhurat 

Një plan të ardhurash bazë për gjithë periudhën e koncesionit të rrugës Thumanë -Vorë-Kashar parashikon mbi 1.3 miliardë euro (pa TVSH) dhe 1.56 miliardë euro me TVSH, që do të shkojnë për përfituesit e kontratës tashmë të bërë publike.

Kontrata e lidhur mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kompanive Gener 2 sh.p.k dhe G2 Infra sh.p.k ka ndryshuar dhe parashikon një koncesion 35 vjeçar, ku dy vitet e para do të jetë ndërtim i këtij aksi dhe pjesa tjetër operim dhe mirëmbajtje.

Forma e koncesionit do të jetë e formës DBFOM që parashikon projektimin, ndërtimin, financimin, operimin, mirëmbajtjen dhe më pas transferimin tek shteti.

Kjo do të thotë se burimet financiare për ndërtimin e rrugës do të sigurohen nga koncesioni dhe ky i fundit do të marrë në kthim të ardhurat nga tarifat që do të vendosen për kalimin në rrugë përgjatë gjithë periudhës së koncesionit.

Specifikimin e financimit kontrata e ka në kreun 2 të nenit 9 ku thuhet se shoqëria konceisonare ndër të tjera ka detyrim që të sigurojë financimin për zbatimin e Projekt-zbatimit.

Për të siguruar këtë financim koncesionari mund të vendosë si garanci të drejtat që i jep kjo kontratë.

Garantimi i të ardhurave për 8 vite

Një element tjetër i kontratës është ai lidhur me garantimin e të ardhurave bazë që do të vijnë nga operimi i rrugës.

Shteti merr përsipër që në 8 vitet e para të nisjes së operimit nëse nuk arrihet plani bazë të ofrojë mbështetje.

Kështu në vitin e parë plani bazë i të ardhurave për operim dhe mirëmbajtje është 26.85 milionë euro ndërkohë që shteti do të garantojë 8 milionë euro, në vitin e dytë që përkon me vitin 2025 plani bazë i të ardhurave është 25.58 milionë euro dhe garancia e shtetit ulet në 5.6 milionë euro.

Në vitin e tretë të operimit plani i të ardhurave është 25.10 ndërkohë që nëse nuk arrihet ky plan garancia e shtetit është për 3.92 milionë euro.

Vit pas viti plani i të ardhurave ndryshon duke kulmuar në 63.15 milionë euro në vitin 2055 teksa mbështetja e shtetit ndalet në vitin 2031 kur garancia e parashikuar është 360 mijë euro.

Kontrata parashikon që tarifa që do të vendoset në rrugë do të jetë e pavarur edhe pse ajo do të duhet të marrë miratimin edhe të autoritetit kontraktor.

Përllogaritja e saj do të ketë në bazë një formulë që merr parasysh disa tregues që lidhen me koeficientin e llojit të mjetit si dhe disa aspekte të tjera.

Tarifa edhe pse do të përllogaritet çdo vit ajo do të ndryshojë dhe rrumbullakoset një herë në katër vjet, shkruan monitor.

Historia e rrugës

Aksi Thumanë-Kashar ishte pjesë e projektit “one billion” dhe iu nënshtrua procedurave të prokurimit pas një oferte të pa kërkuar të bërë nga Gener 2 e cila në fund rezultoi edhe si kompania fituese.

Në korrik të vitit 2018 Ministria për Infrastrukturën dhe Energjinë njoftoi se Gener 2 kishte fituar procedurën me një ofertë 225.8 milionë euro.

Në procedurë morën pjesë katër kompani.

Qeveria u tërhoq nga projekti në vitin 2019 duke deklaruar se këto para të dedikuara për projektin do t’i dedikoheshin angazhimit tjetër të qeverisë për “Paktin me Universitetin”.

Gjithsesi Balluku tha se nga projekti i rrugës nuk do të hiqet dorë pasi është një aks i rëndësishëm kombëtar.

Më pas situate përfundoi në gjykatë e cila kjo e fundit i dha të drejtë kompanive private dhe duket se palët u kthyen në tryezë duke dalë në këtë produkt final ku rruga do të ndërtohet nga vetë kompania dhe kjo e fundit do të mbledhë tarifën.

Skandali i Unazës së Madhe implikon kompaninë “Gener 2” shpk

Në 2018 kompania offshore “DH Delaware” hapi degën e saj në Shqipëri në Qendrën Kombëtare të Biznesit nën administrimin e Avdjol Dobit. Disa muaj pas krijimit, “DH Albania” fitoi lotin e parë të Unazës së Re me vlerë 18 milionë euro si dhe kontratën me vlerë  10 milionë euro nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST).

Megjithatë suksesi i firmës nuk zgjati shumë pasi në 6 dhjetor 2018 emisioni “Të Paekspozuarit” në News 24 denoncoi kompaninë anonime pasi kishte falsifikuar dokumentet për të përfituar kontratën nga tenderi i Unazës së Re.

Sipas Departamentit të Shtetit të Delawere, dokumentet e dorëzuara në (QKB) ishin të falsifikuara dhe se kompania nuk kishte bilanc të tre viteve të fundit, pasi nuk ishte krijuar para 25 qershorit 2018.

Nga kontrollet në (QKB) implikohet persona që punojnë pranë kompanisë së Bashkim Ulajt, të cilët kanë kryer veprime të ndryshme për degën e kompanisë “fantazmë” në Shqipëri.

Konkretisht  Ledi Hyseni, juriste e kompanisë “Gener 2” në 4 dhjetor 2018 ka paguar faturën prej 150 lekës për kompaninë “DH Delaware” te banka “Credins” nën përshkrimin ““Aplikim Gener 2” dhe jo “DH delaware”.

Në atë kohë Prokuroria e Tiranës regjistroi kallëzimin penal nga ARRSH-ja për veprat e “falsifikimit të dokumenteve”, “shpërdorimit të detyrës”, “shkeljes së barazisë në tendera” dhe “mashtrimit”.

Në 27 maj 2020, Gjykata shpalli fajtor 28-vjeçarin Avdjol Dobi, administrator i kompanisë “Dh Albania” për falsifikim në përfitimin e dy tenderave me vlerë totale 3.4 miliardë lekë.

Kurse Prokuroria pushoi hetimet për zyrtarët e ARRSH-së, OST-së dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Avdjol Dobi rezulton akoma në kërkim pasi edhe sot e kësaj dite nuk është arrestuar për vendimin e marrë nga Gjykata e Tiranës.

Pikëpyetjet mbi tarifën e Koncesionarit që do paguajnë qytetarët

Në kontratën e re kanë ndodhur disa ndryshime të cilat sipas praktikave të mëparshme kanë qenë kosto ekstra për buxhetin e shtetit që bien mbi taksapaguesit shqiptarë.

Kontrata e parë ka qenë për 13 vite, ndërsa tani është për 35 vite duke shtuar 22 vite më shumë ku në dy vitet e para do të jetë ndërtim i aksit dhe pjesa tjetër operim dhe mirëmbajtje.

Sipas kontratës së firmosur shteti nuk do të paguajë asgjë por ka disa pyetje të cilat kanë nevojë për përgjigje sepse nuk dihet se sa do të jetë pagesa për kalim në aksin e ri.

Te dokumentat e pubklikuar nga Ministria e Infrastrukturës parashikohet se tarifa e cila do të vendoset për rrugën do të jetë e pavarur edhe pse ajo do të duhet të ketë miratimin e autoritetit kontraktor (MIE).

Në kontratë jepet një formulë që bazohet te disa tregues të cilët kanë të bëjnë me koeficientin e tipit të automjetit si dhe disa gjëra të tjera.

Ngrihet pyetja për të cilën nuk kemi përgjigje, a ka kontrata klauzolë që i garanton kompanisë trafikun e munguar?

Plani i të ardhurave për kontratën e koncesionit Thumanë -Vorë-Kashar parashikon mbi 1.3 miliardë euro pa TVSH, të cilat do të shkojnë për “Gener 2” shpk dhe “G2 INFRA” shpk duke rritur dyshimet për koston që do të përballojnë qytetarët.

Në kontratë nuk sqarohet nëse qytetarët që vijnë nga Kukësi dhe Kosova do të paguajnë dy herë apo vetëm njëherë.

Gjithashtu nuk parashikohet nëse do të ketë rrugë dytësore falas për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë koston e tarifës së koncesionarit.

Përveç pikëpyetjeve që ka për tarifat, bën përshtypje fakti se për 8 vitet e para të nisjes së operimit, qeveria shqiptare i garanton 22.81 milionë euro koncesionit nëse nuk arrin të ardhurat bazë.

Për vitin e parë, shteti do të ofrojë 8 milionë euro, vitin e dytë garancia e shtetit ulet në 5.6 milionë euro dhe vjen duke u zvogëluar deri në vitin 2031 ku shkon 360 mijë euro duke mbaruar dhe garancia.

Në lidhje me lëvizjen në këtë aks, shpejtësia e projektuar për mjetet është 140 kilometra/orë dhe pjesë përbërëse janë 14 nënkalime, 12 ura me gjatësi totale 4 kilometra, 3 mbikalime korsi emergjencash në secilën anë me nga 3 metra.

Koncesioni do të jetë DBFOM duke parashikuar projektimin, ndërtimin, financimin, operimin, mirëmbajtjen dhe më pas kalimin te shteti.

Kjo do të thotë se burimet financiare për ndërtimin e rrugës do të sigurohen nga koncesioni dhe ky i fundit do të marrë në kthim të ardhurat nga tarifat që do të vendosen për kalimin në rrugë përgjatë gjithë periudhës së koncesionit.

Specifikimin e financimit kontrata e ka në kreun 2 të nenit 9 ku thuhet se shoqëria koncesionare ndër të tjera ka detyrim që të sigurojë financimin për zbatimin e Projekt-zbatimit.

Për të siguruar këtë financim koncesionari mund të vendosë si garanci të drejtat që i jep kjo kontratë.

Vlen të theksohet fakti se kryeministri Edi Rama nuk e çoi vendimin e Gjykatës Administrative për rekurs në Gjykatën e Lartë dhe nuk ka bërë asnjë koment për vendimin, edhe pse nuk i ka kursyer komentet për punën e SPAK-ut.