Krim & KorrupsionKryesore

Cenoja i Ramës 260 milionë lekë gjobë Syrit të Shkëlzenit, si u anullua gjoba për ABC-në pasi Allajbeu e shiti tek Devollët, Irfani e ‘hëngri’ gjysmë miliardi 

Prapaskena mëson se Edi Rama, përmes Ceno Klosit të Tatimeve, nuk ka gjobitur me 500 milionë lekë vetëm RTV Ora që administrohet nga Faraudin Arapi i piramidave.

Ceno Klosi, natyrisht me miratimin e Ramës, ka gjobitur me 500 milionë lekë edhe Irfan Hysenbelliun, pas një inspektimi në qershor-korrik 2022, ku janë konstatuar paga jo reale.

Hysenbelliu njihet si abuzuesi më i madh për mospagim taksash, evazion fiskal dhe fshirje detyrimesh tatimore, duke përdorur lidhjet politike dhe ndonjëherë edhe presionet me mediat që kontrollon.

Sa herë që shteti zbaton parimin e barazisë para ligjit, Irfani përdor sërisht mediat, gjoja sikur cënohet liria e medias.

Prapaskena mëson se për paga jashtë realitetit është gjobitur me 260 milionë lekë edhe Syri Tv i familjes Berisha. Çuditërisht, Syri Tv nuk po ndihet dhe ankohet për gjobën.

Kujtojmë që për Syrin ka një dosje penale për pastrim parash, pasi televizioni është ngritur me para që nuk u dihet burimi, pa asnjë faturë etj.

Një gjobë e majme, edhe më e rëndë se sa e Irfanit, ishte bërë gati për ABC News. Por, Klodian Allajbeu, e nuhati goditjen dhe lëvizi me shpejtësi.

Allajbeu e shiti televizionin tek Vëllezërit Devolli nga Kosova, njëri prej të cilëve është vjehrri i Arbër Hajdarit, pra krushku u Shkëlqim Hajdarit, serivil i pushtetit, me pasuri të dyshimtë, me poste publike, përfitues i fondeve dhe pronave publike pasi dha dorëheqjen si Prokuror.

Me kalimin e ABC News në krahun tjetër, gjoba u tërhoq me urdhër politik, çka tregon edhe një herë për një aksion selektiv dhe hakmarrës gjobash.

Postet e fundit

“Policë legena”/ Si i rrahu oficerët e policisë autori i vrasjes së ‘Mirit të Xhikes’: A e dini se kush jam unë?

prapaskena

Vis Martinaj e çoi në hotel që në takim të parë, misi Deta Kokomani: Erdhi me BMW seria 7, vajzat i këshilloj të ndjekin ëndrrën  

prapaskena

Olta Gixhari kërcënon se do nxjerrë dashnorët e Kiarës dhe Efit reagojnë të tronditur familjarët dhe personazhet publikë

prapaskena