Me çfarë parash e bleu e dashura sekretare e Arben Ahmetajt vilën 1 milionë euro në Hamallaj? Si e kamufloi Tigri dhuratën korruptive nga Klodian Zoto 

Krim & Korrupsion

Publikuar: 09/02/2023

Me çfarë parash e bleu e dashura sekretare e Arben Ahmetajt vilën 1 milionë euro në Hamallaj? Si e kamufloi Tigri dhuratën korruptive nga Klodian Zoto 

Klodian Zoto i inceneratorëve ka porositur një vilë për Arben Ahmetajn në Hamallaj me vlerë rreth 1 milionë euro, si dhuratë për Tigrin, për agazhimin e tij në përcaktimin e kompanisë së Zotos për ndërtimin e inceneratorëve.

Zoto është kamufluar me anë të Gerian Kukes, i besuari i Ahmetajt dhe ortak në shumë afera korruptive.

Kjo provohet pasi kompania i ka dërguar dy e-maile Zotos, duke e njoftuar se e kishte gati vilën dhe se duhet ta merrte në dorëzim.

Gerian Kuke ia shet fiktivisht vilën Erjola Hoxhës, e cila është e dashura e Arben Ahmetajt, me të cilën ka edhe një fëmijë.

Në kontratë shënohet vlera 220 mijë euro, gati 5 herë më pak se sa vlera reale.

Po cili është burimi i 220 mijë eurove, në kushtet kur Erjola Hoxha ka qenë sekretare e Arben Ahmetajt?

Pse nuk e ka deklaruar në ILDKPKI si bashkëjetuese e Tigrit?

A do të mbyllin më sytë dy prokurorët Klodian Braho dhe Eneid Nakuçi?