Eldi Dizdari (Denis Matoshi), një emër i njohur në Shqipëri dhe jo vetëm u lirua nga burgu në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ai u arrestua dy vite më parë për trafik droge në kuadër të operacionit të koduar “Los Blancos”. Drejtësia italiane e kërkoi, por gjykata në Dubai e rrëzoi ekstradimin. Eldi Dizdari është i njohur për shumë ngjarje dhe lidhje të forta.
Masakra e Bllokut
Eldi Dizdari dhe është kushëri i afërt me Arbër Çekajn, pronarin e kompanisë së bananeve të arrestuar në Gjermani dhe tani po vuan dënimin në Shqipëri për trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua para disa vitesh në Durrës. Ai është i njohur edhe për masakrën në Bllok në 4 Tetor të 2018, pasi emri i tij u lakua shumë në media.
Më datë 4 tetor 2018 në një lokal në ish-Bllok, si pasojë e një përplasje me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, truproja i Ervis Martinajt, ku ky i fundit mbeti i plagosur së bashku me shokun e tij Eljo Hato. Sipas shkrimeve në media asokohe, bazuar te burimet nga prokuroria dhe policia Ervin Mata dhe Dizdari ishin konfliktuar me njëri-tjetrin në rrugë, pikërisht përpara lokalit “Monopol”.