Video / Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

Aktualitet

Publikuar: 13/06/2026

Video / Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

Gazetari Bledi Mane ka ironizuar influenceren Dea Mishel, e cila paradite reklamon betonizimin e bregdetit, ndërsa pasdite del në protestë për të ‘kapur like’, duke iu bashkuar ‘revolucionit të flamingove’ për ruajtjen e Zvërnecit nga ndërtimet. Mane ka publikuar edhe një video ku shfaqet blogerja Dea Mishel duke reklamuar kantiere ndërtimi në bregdet.

SA HIPOKRITE E NEVERITSHME/ Në Big Brother i mungonte higjena personale, tani i mungon higjena morale. Në Big Brother nuk pastronte as halenë, dikush ti thotë të pastrojë rrjetet sociale se ka ende gjurmë nga masakrimi i bregdetit. Vjet e kanë paguar të shiste betonin në buzë detit, këtë vit e kanë lenë pa bukë ndaj del rrugëve dhe bën si ambientaliste.
Ja ku e keni me zë, me figurë e me bregdet të betonizuar hipokrizinë e kësaj bjondeje të sforcuar… Rama në burg, Berisha në burg, Dea Mishel zëvëndëskryeministre
“, shkruan Mane.

Ndërkaq, sot, ‘Revolucioni i flamingove’ ka bërë publike emrat që do të përbëjnë qeverinë teknike. Nga kompozimi i kabinetit me figura të shquara, është lënë vakant posti i zëvëndëskryeministrit. Sipas burimeve, për këtë post po luftojnë profesor Pëllumb Pilinçin me ‘intelektualen skrupuloze’ Dea Mishel, e cila ka ‘zbuluar’ edhe se Skënderbeu ka lindur në vitin në vitin 1956.