Bypass-i i Shëngjinit, Rama: Investim strategjik për turizmin në veri, përfundon në shkurt 2027

Aktualitet

Publikuar: 13/06/2026

Bypass-i i Shëngjinit, Rama: Investim strategjik për turizmin në veri, përfundon në shkurt 2027

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ndërtimi i bypass-it të Shëngjinit përbën një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore për zhvillimin e turizmit në veri të vendit.

Sipas tij, ky aks i ri rrugor do të ndihmojë në shmangien e trafikut në qendër të Shëngjin, duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve gjatë sezonit veror, kur fluksi i vizitorëve është më i lartë.

Rama theksoi se bypass-i do të krijojë një lidhje më të shpejtë dhe më funksionale mes Shëngjinit, zonës së Rana e Hedhun dhe më tej me Velipojë, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e turizmit bregdetar në veri.

Rruga po ndërtohet përgjatë zonës malore të Rrencit dhe, sipas kryeministrit, do të shërbejë jo vetëm si aks transporti, por edhe si një segment panoramik që rrit atraktivitetin turistik të zonës.Punimet për përfundimin e këtij projekti pritet të mbyllen në shkurt të vitit 2027, duke e kthyer bypass-in në një nga nyjet kryesore të infrastrukturës turistike të veriut të Shqipërisë.