Ky është Armand Shakaj i njohur si “Mand dhelpra“, vrasësi gjakftohë, i cili dyshohet se ka vrarë dhe zhdukur shokun e tij Eglant Koçi, 34 vjeç. Fotoja është publikuar nga Vox News.
Policia e Tiranës me ndihmën edhe të homologëve të Kosovës, vijojnë kërkimet për të gjetur trupin e Eglantin Koçit.
Pas Krrabës, Elbasanit dhe Librazhdit, kërkimet janë fokusuar në zonën e Qafëmollës dhe në Pëllumbas, zona që dyshohet se janë të njohura dhe që frekuentoheshin shpesh nga autori i krimit, 41-vjeçari Armand Shakaj.
Shakaj u pikas që në fillim të denoncimit nga familjarët e Eglant Koçit dhe është një ndër personat e parë që u mor në pyetje nga policia.
Pas këqyrjes së tabulateve telefonike rezultoi se personi i fundit që kishte kryer telefonatë Koçi kishte qenë Shakaj.
Për këtë arsye ai thirr dhe u mor në pyetje nga komisariati nr.2, ku ai deklaroi se nuk kishte dijeni se edhe vetë ishte i shqetësuar që Koçi kishte humbur gjurmët.
Ai është ndeshur edhe me familjarë dhe të afërm të Eglant Koçit ku i ka thënë se ishte bërë merak edhe ai dhe se kur ta gjenin t’i thonin që ta merrte në telefon.
Policia e ka mbajtur në vëzhgim Shakaj edhe pas marrjes në pyetje por ai ka humbur gjurmët duke u larguar dhe fshehur.
Policia e ka telefonuar të paraqitet sërish për dëshmi por ai ka gënjyer duke deklaruar se ndodhej në spital.
Pas hetimeve intensive dhe analizimit të shumë kamerave të sigurisë një ditë më pas u vërtetua se Shakaj kishte rrëmbyer mikun e tij Eglant Koçin.
Sipas sistemit TIMS rezulton që Shakaj nuk ka dalë jashtë vendit dhe se mund të fshihet në Tiranë. Shakaj dyshohet se ndodhet në Tiranë. Ai ndryshon çdo ditë numrin e telefonit, për t’i shpëtuar gjurmimit dhe lokalizimit nga policia.
Dëshmia e shoferit të karrotrecit zbulon detaje: Flet për lëvizjet e “Mand dhelprës”!
Gjetja e trupit të pajetë të Eglant Koçit, 34-vjeçarit të zhdukur më 4 korrik, vlerësohet ndër çështjet më prioritare të Policisë së Tiranës.
Gjatë prezantimit të punës së policisë për muajin maj, kryepolici i Tiranës, Oliger Torba, tha se kërkimet janë përqendruar në rrethinat e Tiranës dhe për këtë janë angazhuar edhe forca nga Kosova.
Detajet e reja në lidhje me zhdukjen e Eglantit janë zbuluar falë drejtuesit të karrotrecit, i cili para policisë, ka thënë se pasi ka dorëzuar mjetin në zonën e Ibës, nuk ka pasur asnjë informacion se çfarë ka ndodhur me makinën apo se çfarë kishte brenda saj.
Sakaq, gjatë kontrolleve të ushtruara brenda zyrës ku dyshohet se është mbajtur Eglant Koçi, janë konstatuar gjurmë mbetjesh baruti.
Pritet që të dalin në pah rezultatet laboratorike, për t’u zbuluar më shumë detaje rreth ngjarjes së rëndë.
Po ashtu, raportohet se kërkimet për gjetjen e trupit të Eglant Koçit janë shtrirë në dy drejtime kryesore,në zonat përreth Tiranës, Elbasanit dhe Librazhdit.
Ndërsa mësohet se 41-vjeçari ka ndryshuar të paktën gjashtë numra telefoni gjatë ditëve të fundit, në përpjekje për të shmangur lokalizimin e tij. / Vox news