Me çantë 10 mijë euro? Gjyqtarja Suela Dashi që ndau Enkel Pezën nga gruaja afera në Gjirokastër, i rrëzohen 50 vendime, Artur Metani nuk merr asnjë masë

Krim & Korrupsion

Publikuar: 13/10/2022

Me çantë 10 mijë euro? Gjyqtarja Suela Dashi që ndau Enkel Pezën nga gruaja afera në Gjirokastër, i rrëzohen 50 vendime, Artur Metani nuk merr asnjë masë

Paradë me çantë luksoze dhe veshje që demostrojnë luks, 50 vendime të përmbysura vetëm për një çështje, afera korruptive dhe implikime të rënda në fushën rozë. Kjo është gjyqtarja e Gjirokastrës, Suela Dashi, e kapur duke marrë vendime në konflikt flagrant interesi dhe në mënyrë të njëanshme.

Teksa Komisioni i Vetingut nuk e ka marrë ende nën hetim, ndaj Suela Dashit nuk po vepron as kreu i Inspektoriatit të Drejtësisë, Artur Metani, ndonëse ka një dosje me shkelje të rënda në tavolinë.

Suela Dashi dyshohet se ka hyrë mes një çifti bashkëshortësh, duke i ndarë. Bëhet fjalë për prokuroren e Shkodrës, Blerta Hamza dhe gjyqtarin e Vlorës, Enkel Peza.

Është prokurorja Blerta Hamza ajo e cila ka kërkuar zgjidhjen e martesës me Enkel Pezën, të cilin e akuzon se nuk ka përmbushur detyrimet bashkëshortore.

Në padi nuk jepen hollësi të tjera mbi arsyet e ndarjes, por gjyqtari i Vlorës, Enkel Peza, përflitet për një raport të dyshimtë me gjyqtaren e skandaleve të Gjirokastrës, Suela Dashin.

Sipas burimeve të konfirmuara dhe të faktuara, Suela Dashi udhëtonte nga Durrësi deri në Gjirokastër në makinë, në ‘prehrin’ e prokurorëve, ku më pas hynte në sallën e gjyqit, duke pranuar kërkesat e tyre.

Vendime në intimitet

Në një rast, Suela Dashi ka marë vendim në dhomë këshillimi dhe pa prezencën e palëve, duke vendosur rrëzimin e kërkesës së qytetarit O.S, për rikthimin e celularit të bllokuar.

Në datën 26 prill 2022 Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni, ka marë në shqyrtimin rastin dhe pas analizimit juridik të gjithë situatës, ka vendosur që çështja të rigjykohet sërisht në gjykatën e shkallës së parë në Gjirokastër.

Simoni e ka quajtur vendimarjen e gjyqtares Suela Dashi si të pabazuar në ligj dhe në këto kushte ai ka vendosur që rasti të rigjykohet

Por në arsyetim gjyqtari, Sandër Simoni shkon edhe më tej duke argumentuar se gjyqtarja Suela Dashi, vendimarjen e ka marë në kushtet e intimitetit në dhomën e këshillimit. Njëherësh Simoni argumenton se gjyqtarja është kompromentuar në gjykimin e këtij rasti.

Historia, 50 vendime

Kohë më parë emisioni “Stop” transmetoi një rast abuziv nga ana e prokurorit Emëror Kasaj, i cili kreu një hetim aspak profesional ndaj një familjeje italiane në Gjirokastër. Por prokurori, pas publikimit të rastit nisi një hetim të montuar ndaj avokatit të çështjes Arben Llangozi, të cilit i pezulloi licencën.

Pezullimi u prish nga Apeli i Gjirokastrës. Avokati Llangozi kërkoi në gjykatë shuarjen e masës së pezullimit. Sipas ligjit, kur nuk e ekzekuton prokurori, që e ka marrë masën duhet ta bëjë një tjetër.

“Gjykata e Apelit konstatoi shkelje të rënda procedurale. Dukej qartë që gjyqtarja mori një vendim në makinën e prokurorit dhe jo vendimmarrje të paanshme ashtu siç i takon me ligj. Quhet shkelje e çdo lloj veprimi të kryer nga prokurori Emëror Kasaj. Arrita t’ia provoj këtë gjykatës dhe gjykata vendosi prishjen e këtij vendimi dhe kthimin për gjykim me një tjetër trup gjykues. Aktualisht vendimi që ka dhënë gjyqtarja Suela Dashi u quajt abuziv dhe nuk ekziston një masë kundrejt meje sepse atë që i kërkoi prokurori Emëror Kasaj në makinë, Suela Dashi e vendosi, por ka gjykata të tjera që realizojnë drejtësi”, tha avokati Llangozi.

Tashmë gjyqtarja Suela Dashi, shoqja e Emëror Kasajt, i cili u përjashtua nga drejtësia për shkak të vettingut, ka gjetur një pretekst dhe thotë, se çështja e avokatit gjykohet në Gjykatën e Lartë. Llangozi argumenton, se Suela Dashi ose është hakmarrë, ose ka qenë e paaftë dhe e përdorur nga prokurori Kasaj.

Arben Llangozi: Gjyqtarja në mënyrën më korruptive dhe kriminale të mundshme ka vendosur që ta dërgojë çështjen për kompetencë në Gjykatën e Lartë sepse kundrejt vendimit ku më ishte caktuar masë më ishte bërë rekurs. Më pas i jam drejtuar gjykatave të Republikës së Shqipërisë ku kam kërkuar që të gjykohej shuarja e masës kundrejt meje. Të gjitha gjykatat kanë vendosur si kompetente gjyqtaren Suela Dashi.

Arben Llangozi: Gjykata e Lartë sërish ka vendosur prishjen e gjithë vendimeve dhënë nga kjo gjyqtare që nuk është një e dy, por janë disa, me dhjetëra dhe rikthimin për gjykim në këtë gjykatë.

Gazetari: Pra për ta bërë të kuptueshme për publikun, sa vendime në total i janë prishur Suela Dashit?

Arben Llangozi: I janë prishur rreth 50 vendime. Çfarë ka prekur me dorë gjyqtarja është prishur.

Suela Dashi është emëruar kryetare e Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, por gazetarit të “Stop” nuk i kthen dot përgjigje për 50 vendimet për çështjen ndaj Llangozit.

“Miq të Stopit ndonjëherë heshtja do të thotë shumë më shumë, kjo ëhstë dhe përgjigja e kryetares së Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, Suela Dashi, e cila me heshtje na tha shumë më shumë në lidhje me 50 vendime por të tjera në lidhje me çështjen ndaj zotit Llangozi ku shumë gjykata kësaj gjyqtareje ia kanë prishur”, raportoi gazetari. /tvklan.al