Pazaret e drogës / Në lojë edhe një vajzë, ky është Nertil Buzi që u mbajt peng në këmbim të 400 mijë paund

Aktualitet

Publikuar: 02/10/2022

Pazaret e drogës / Në lojë edhe një vajzë, ky është Nertil Buzi që u mbajt peng në këmbim të 400 mijë paund

Prishja e pazareve të drogës mësohet se ishte shkaku që 7 shqiptarë mes tyre një vajzë morën peng 30-vjeçarin nga Fieri Nertil Buzi.

Denoncimin për rastin e bëri vëllai i tij ku ka thënë se për lirimin e të vëllait i ishte kërkuar një shumë prej 400 mijë paundësh ndryshe do ta vrisnin.

Pas këtij denoncimi, operacioni ndërkombëtar ku u përfshi policia angleze bëri të mundur lirimin e shqiptarit dhe arrestimin e 7 shqiptarëve që mbanin peng të riun nga Fieri. Ky i fundit po mbahej peng në një ambientet në Londrën Lindore.

Nertil Buzi në Shqipëri nuk kishte asnjë rekord kriminal, por duket se në Angli ishte përshirë në aktivitetin kriminal të trafikut të drogës.