Dyshohet se ka përdhunuar një vajzë të re, arrestohet 59-vjeçari në Tiranë

Aktualitet

Publikuar: 18/09/2022

Dyshohet se ka përdhunuar një vajzë të re, arrestohet 59-vjeçari në Tiranë

Një 59-vjeçar në Tiranë është arrestuar ditën e sotme pasi dyshohet se ka përdhunuar një vajzë. Mësohet se 59-vjeçari me iniciale F.M është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 25 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin F. M., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 25 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.