Kryebashkiaku i Peqinit Lorenc Tosku i jep tendera babait të shefit të financës Naim Llucës, shoqëri me vrasës dhe bosë droge

Kryesore

Publikuar: 25/07/2022

Kryebashkiaku i Peqinit Lorenc Tosku i jep tendera babait të shefit të financës Naim Llucës, shoqëri me vrasës dhe bosë droge

Jo vetëm kryebashkiakët e Elbasanit dhe Librazhdit, por edhe kryebashkiaku i Peqinit, Lorenc Tosku, është pleksur me krimin dhe korrupsionin. Nëse Gledian Llatja dhe Kastriot Gurra kanë ndarë paratë publike me anëtarin e bandës së Talo Çelës (Gentian Sharra), Lorenc Tosku ndan paratë publike me drejtorët e bashkisë që drejton, një rast i parecedentë korrupsioni dhe konflikti interesi.

Në 21 prill 2022, kryetari i Bashkisë së Peqinit Lorenc Tosku ka firmosur tenderin klientelist për ndërtimin e tregut të fruta-perimeve të qytetit, me vlerë rreth 80 milionë lekë.

Tosku ka shpallur fituese kompanitë Lluca shpk me nipt K29824105N dhe Meteo me nipt L26310801C. Bashkëpronar i kompanisë Lluca është Nanim Lluca. Ky i fundit është babai shefit të financës në Bashkinë Peqin, Emilian Lluca.

Prapaskena bëri një ballafaqim të dokumenteve të regjistrit të gjendjes civile, listës së punonjësve të Bashkisë Peqin, pronësisë së kompanisë së ndërtimit Lluca dhe njofitimit të fituesit të tenderit, nga ku rezultoi se zyrtari i bashkisë Emilian Lluca është i biri i bashkëpronarit të kompanisë Naim Lluca, që përfiton para publike në bashkinë ku punon i biri.

Pra, Lorenc Tosku u jep tendera drejtorëve të tij. Drejtorët bëjnë letrat për të marrë tendera vetë, përmes kompanive në emrin e familjarëve.

Në tender ka marrë pjesë sa për fasadë ‘ujku i tenderave’ Yzedin Bozhaj me kompaninë ‘Shëndelli’, kliente e Lorenc Toskut. Bozhaj, pjesë e klanit të Lorenc Toskuf, ka marrë mbi 160 tendera kryesisht me flamur korrupsioni.

Ndërtimi i tregut të frutave-perimeve nuk është tenderi i vetëm që Lorenc Tosku i ka dhënë Naim Llucës në kundërshtim flagrant me ligjin dhe duke shpërdoruar detyrën.

Nga ana tjetër, disa drejtorë të tjerë në Bashkinë Peqin kanë marrë tendera korruptivë, përmes familjarëve të tyre, pikërisht në këtë Bashki, ku më konretisht do të flasim në vijim.

Gjithashtu, Lorenc Tosku, pothuajse 90 % të tenderave publikë me vlerë miliona euro që ka firmosur, rezultojnë me flamur të kuq korrupsioni, për oligarkët Yzedin Bozhaj, dyshen Bashkim Dulla dhe Shkëlqim Dulla, përfitusin e madh të fondeve publike Paqësor Buzi, për Marsel Shegën, Renido Petritajn etj.

Paratë e Bashkisë Peqin janë përqëndruar në këtë dorë, e cila ka kapur kryebashkiakun, ku spikat dyshja Dulla, e cila kontrollon buxhetin e bashkisë për tendera.

Aferat me tendera janë vetëm njëra anë e medaljes së kryetarit të Bashkisë Peqin.

Prapaskena disponon foto dhe video të Lorenc Toskut në shoqërinë e figurave të drogës, krimit dhe vrasësve, pra të personazheve me rekorde të theksuara kriminale.

Ka dyshime të forta se figurat e krimit diktojnë veprimtarinë e Bashkisë Peqin, ashtu siç diktonte Gentian Sharra i bandës së Talo Çelës vendimet e Gledian Llatjas dhe Kastriot Gurrës.