Zbardhen SMS e tjera të kryepolicit të Sarandës me dashnoren: Shefi i komisariatit mbush thesin se është nipi i Lindita Nikollës

Aktualitet

Publikuar: 07/05/2022

Zbardhen SMS e tjera të kryepolicit të Sarandës me dashnoren: Shefi i komisariatit mbush thesin se është nipi i Lindita Nikollës

Zbardhen të tjera mesazhe të Edilion Kolagji, shefi i repartit ‘Shqiponja’, në Sarandë me ‘dashnoren’ virtuale.

Ai thotë se ai është i besuari i shefit të madh dhe se kanë sjellë të rregullojë rendin dhe ‘Shqiponjat’, pasi janë prishur fare.

Krahas kësaj detyre, Edilion Kolagji kërkon edhe të kapë dashnore përmes rrjeteve sociale, duke përdorur gradat e tij dhe lidhjet e pretenduara.

Mbas publikimit të sms kompromentuese nga ana jonë, shefi i rendit të policisë Sarandë Edilion Kolagji është transferuar në punë me detyrë roje objekti.

Transferimi i shefit Edilion Kolagji është bërë me qëllim për të mbrojtur implikimin e shefit të komisariatit në veprimtari kriminale.

Dyshohet se shefi i komisariatit Sarandë, ka përdorur drejtorin e policisë Gledis Nano dhe Lindita Nikollën, për transferimin e shefit Edilion Kolagji në qytetin e Pukës, pasi nga SMS të cilat do të publikojmë më poshtë kemi të bëjmë me implikim të këtyre funksionarëve.

DASHNORJA: jo jam shtrirë po shikoja një film.

EDILION KOLAGJI: dhe unë sjam në gjum , do doja pa të vënë në siklet të dilnim të rrinim diku , të shikonim detin dhe të flisnim.

DASHNORJA: Unë në shtëpi rri me valin skam mundësi të dal.

EDILION KOLAGJI: Të kuptoj është dëshira ime zemër.

DASHNORJA: plus këtu të njofin.

EDILION KOLAGJI:po në këtë orë veç yjet na shikojnë.

Po në këto sms shefi i rendit të policisë Sarandë Edilion Kolagji, pranon se të gjithë shefat kanë vajtur për të mbushur thesin dhe jo për të bërë punën dhe detyrën e tyre funksionale, njëkohësisht pranon faktin se shefi mbush thesin se është nipi i Lindita Nikollës, dhe shok i ngushtë i Gledis Nanos,  të cilët të dy e mbrojnë  në veprimet kriminale të shefit të komisariatit.

DASHNORJA: Kushedi sa lek ka bërë shefi.

EDILION KOLAGJI: Jo më shumë se ai i pari , ai i pari u bë mbret në Sarandë , ti rroj Ard Veliu.

DASHNORJA: Ahaa po përse e hoqën?

EDILION KOLAGJI: Ngaqë i doli boja fare, e dergjeneroj komisariatin, dhe mbas asaj që ndodhi në behar e hoqën.

DASHNORJA: Për këtë që ka ardhur nuk flet njeri mirë.

EDILION KOLAGJI: Po normal zemra po bëre punën nuk të duan legenat e Sarandës .

DASHNORJA: Po puna duke marrë lek bëhet?

EDILION KOLAGJI: Njef ndonjë ti që ka ardhur dhe nuk ka mbushur thesin?

Po në këto sms shefi i rendit të policisë Sarandë, Edilion Kolagji, pranon se shefi i komisariatit Sarandë është i korruptuar, pranon se policia është vënd i pianecave i të korruptuarve, dhe tani me ardhjen e shefit të ri të Sarandës janë rralluar, dhe sipas tij korrupsioni kalon vetëm në linjën e shefit, pasi ka mbështejen e Lindita Nikollës, dhe  njëkohësisht është shok i ngushtë me Gledis Nanos  të cilët të dy e mbrojnë  në veprimet kriminale të shefit të komisariatit.

EDILION KOLAGJI: Haha vetëm ndonjë kafe pijmë .

DASHNORJA: Qënka punë e vështirë policia.

EDILION KOLAGJI: Policia është vënd i intrigave, i pjanecëve, I të korruptuarve, po tani janë rralluar, u ka mbledhur pak.  

DASHNORJA:Avokati më tha sot se do e heqin këtë që është.

EDILION KOLAGJI: Ja fusin kot se ky është shok me Gledisin, nuk ka shance ta lëvizin njeri plus është dhe nipi i Lindita Nikollës. Krytarja e PS. (Infront)

Vijon…