Të shtëna me armë në një lokal në Elbasan, plagosen kamarieri dhe dy persona të tjerë

Kronike

Publikuar: 20/07/2026

Të shtëna me armë në një lokal në Elbasan, plagosen kamarieri dhe dy persona të tjerë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të hëne në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Banesa”.

Si pasojë e të shtënave mësohet se ka mbetur i plagosur kamarieri i lokalit dhe 2 persona të tjerë. Të tre të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e bluzave të bardha.

Forca të shumta të policisë dhe grupi hetimor ndodhen tashmë në vendngjarje