‘Zemër dua të…’, mesazhet e shefit të “Shqiponjave” në Sarandë Edilion Kolagji që kap dashnore dhe shan kolegët: Ja policët pijanecë dhe të lidhur me krimin

Aktualitet

Publikuar: 06/05/2022

‘Zemër dua të…’, mesazhet e shefit të “Shqiponjave” në Sarandë Edilion Kolagji që kap dashnore dhe shan kolegët: Ja policët pijanecë dhe të lidhur me krimin

Disa mesazhe që kanë mbërritur në redaksinë e Prapaskenës konfirmojnë degradimin e policisë së Sarandës, kur krerët e saj shajnë njëri-tjetrin, përdorin pozitat për të ‘kapur dashnore’, flasin për lidhjet e kolegëve me krimin, parcelat e drogës etj.

Protagonist i skandalit është Edilion Kolagji, oficer policie në Sarandë dhe që mban pozicionin e shefit të repartit ‘Shqiponja’, një nga degët më të rëndësishme të policisë.

Duke treguar pozitat e tij të larta para një femre të pretenduar dhe të panjohur, Kolegji thotë se më parë ka qenë shef krimesh në Delvinë.

Ai thotë se ai është i besuari i shefit të madh dhe se kanë sjellë të rregullojë rendin dhe ‘Shqiponjat’, pasi janë prishur fare.

Krahas kësaj detyre, Edilion Kolagji kërkon edhe të kapë dashnore përmes rrjeteve sociale, duke përdorur gradat e tij dhe lidhjet e pretenduara.

Edilion Kolagji thotë se shef Leskua është pijanec, ndërsa akuzon Arben Hasanbegën si të lidhur me krimin.

Ai shprehet se merr udhra nga shefi i komisariatit të Sarandës, ndërsa u shpreh dashurinë femrës së virtuale; “Zemër jam shtrirë… ajo që ndiej është se dua të jem me ti vetëm diku vetëm të vendosësh kokën te gusha te krahët e mia…”. Vijon…