Dashnor Sula paralajmëron inspektorët: Do iu monitoroj me kamera trupore me AI

Aktualitet

Publikuar: 21/07/2026

Dashnor Sula paralajmëron inspektorët: Do iu monitoroj me kamera trupore me AI

Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, duket se po ndjek rrugën e Ramës dhe  do të hapë një tender (mbetet për tu parë kujt ia kanë premtuar).

Brenda tetë muajve të ardhshëm të gjithë inspektorët në Shqipëri do të pajisen me kamera trupore inteligjente të integruara me inteligjencën artificiale.

Sipas Sulës, përdorimi i kësaj teknologjie synon rritjen e transparencës gjatë inspektimeve, forcimin e përgjegjshmërisë së trupave inspektuese, parandalimin dhe evidentimin e rasteve të abuzimit, mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe subjekteve, si dhe rritjen e cilësisë dhe efektivitetit të kontrolleve në terren.

Ai theksoi se edhe digjitalizimi i sistemit të inspektimeve përbën një prioritet të rëndësishëm, pasi do të mundësojë standardizimin e procedurave, gjurmueshmërinë e veprimeve inspektuese dhe komunikimin më të shpejtë ndërmjet institucioneve, qytetarëve dhe bizneseve.