Presidenti rus Putin ka dërguar në luftë kundër Ukrainës edhe shumë të rinj nga 19-vjeç, të cilët nuk janë të trajnuar për luftë dhe as që nuk e dinë se për çfarë po luftojnë konkretisht.
Kjo u konfirmua edhe nga autoritetet e Ukrainës të cilat disa prej tyre i kanë kapur rob.
Dy ushtarë rus kanë bërë një gafë, e cila i ka çuar drejt prangosjes.
Pssi mjeteve u mbaroi karburanti, dy ushtarët shkuan për të kërkuar naftë në zyrat e policisë në Shevchenkove të Kharkivit.
Mendonin se policia lokale në këtë qytet lindor të Ukrainës kontrollohej prej rusëve. Në fakt informacionin e kishin gabim. Posta e policisë ishte vënë nën kontrollin e ushtrisë të Ukrainës.
“Na duhet pak naftë“, ishin fjalët e ushtarëve rusë. Në vend të lëndës djegëse, morën prangat në duar.