Deputeti Agron Shehaj është ankuar sot se kryeministri Edi Rama ka çuar Taulant Ballën tek cila ku pushojnë gruaja dhe fëmijë e tij, vilë të cilën Shehaj pretendon se e ka shitur në vitin 2025 për 15 milionë euro, pasi e kishte blerë në vitin 2021 për 2.9 milionë euro, duke ngritur dyshime të forta për pastrim parash.
“Edi Rama ka dërguar Taulant Ballën te vila ku pushojnë në verë gruaja ime dhe fëmijët e mi. Ka marrë me radhë shtëpitë e mia, të vjetra dhe të reja. Të gjitha të blera me para të fituara me punë të ndershme. Të gjitha të deklaruara në dy shtete, në Itali dhe në Shqipëri. Dijeni sot e përgjithmonë: nuk ma mbyllni dot gojën! As me 1000 Taulantë, as me kriminelë, as me oligarkë e as me filmime alla mafiozësh. Kur vendosa t’i futem kësaj rruge, e bëra pikërisht sepse dua t’i jap fund mafies së pushtetit tuaj“, shkruan Shehaj.
Por, vetëm një ditë më parë, Agron Shehaj u shfaq tek shtëpia e Edi Ramës në Surrel, duke treguar banesën e tij. Pyetje që shtrohet është; Pse shtëpia e Agron Shehaj është e ndaluar apo është problem që të ekspozohet para opinionin publik, ndërsa për shtëpinë e Edi Ramës ka një tjetër standard?!
“Thashë t’i hidhja një sy vilës së Edi Ramës! 400 mijë euro 4 godina mbi 1 mijë m2?!! Hahahaha!
Aq i bën vetëm kondicionimi. Habiten me vilën time 15 milionë euro në një nga zonat më të shtrenjta të Italisë sepse vetë gënjejnë. Politikanët tanë deklarohen si pa shtëpi, me kredi, marrin dhe bonuse qeraje nga paratë e shqiptarëve, kur në fakt kanë vila e çfarë vilash, më të shtrenjta se e imja! Ka ikur koha e hajdutëve dhe gënjeshtarëve që vjedhin paratë e shqiptarëve. Ju erdhi fundi!“, tha Shehaj.
Që pas ekspozimit në media të vilës, të cilën pretendon se e ka shitur 15 milionë euro, Agron Shehaj është i shqetësuar. Shehaj e ka deklaruar vilën në ILDKPKI 251 m2. Por, dy ditë më parë Shehaj tha se cila ishte rreth 500 m2, me sa duket për të justifikuar vlerën 15 milionë euro. Kjo deklaratë e vesh Shehajn me përgjegjësi penale për deklarim të rremë pasurie. Sot, Shehaj, duke iu përgjigjur Ballës, tha se tek vila pushonin bashkëshortja dhe fëmijët e tij, duke nënkuptuar se vilën nuk ka shitur, ndryshe nga sa ka deklaruar në ILKPKI. Me këtë qëndrim, Shehaj vishet sërish me përgjegjësi penale për deklarim të rremë dhe pastrim parash.