Prapaskena

Nëse vettingu në politikë do të zbatohet, në parlament do të mbesë vetëm Luljeta Bozo!

Publikuar: 20/02/2022

Adriatik Doçi i ftuar në emisionin Java në Dritare TV, tha se nëse vettingu në politikë do të zbatohej, klasa politike do të shkrijë. Doçi tha se e vetmja që ka punuar me ndershmëri në parlamentin shqiptar, është deputetja Luljeta Bozo.

“Disa javë më parë, Lulzim Basha propozoi vetting në politikë. Elementi kryesor i vettingut në politikë ishte skanimi i pasurisë. Për mendimin tim ky ishte një blof sepse i binte që të shkrihej e gjithë klasa politike. Por nëse ky draft do të miratohej dhe zbatohej, që nuk ka për të ndodhur kurrë, mund të mbetej në parlament vetëm Luljea Bozo, që ka punuar me djersë që prej 1990 deri më sot. Vetëm ajo mund ta kalonte vettingun në politikë.

Po marrim si shembull Fatmir Mediun. Ai ka vilë në Qerret, shtëpi në Tiranë. Por si i ka shkolluar fëmijët në SHBA? Kostoja e shkollimit në SHBA është 40 mijë dollarë. Ku i mori këto para? Me pagat e një ministri apo deputeti? Jo, sepse nuk dalin. Po kështu ka edhe shumë politikanë të tjerë. Vilat e tyre janë që nga SHBA, Kanada, Angli, Greqi, Shqipëri. Ndaj kjo është sfida më e madhe e SPAK, hetimi i pasurisë së politikanëve!”, u shpreh Doçi në Dritare TV.



Më të lexuarat