Dy persona janë gjetur të pajetë brenda një banese të shkrumbuar në Borsh. Ngjarja tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Banesa e dy personave (ende të paidentifikuar) u përfshi nga flakët, duke lënë pas viktima dhe dëme materiale.
Mësohet se forcat zjarrëfikëse të Himarës janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të shuar flakët. Dyshohet paraprakisht se banesa ka marrë flakë nga një prizë elektrike.
Ende nuk ka informacion më të detajuar për ngjarjen e rëndë.