Prapaskena

Berisha thirrje për protesta të fuqishme: Vjedhja e tyre ka kufi vetëm qielli. Pas incineratorëve Rama me Bravën duan të plaçkisin portin e Durrësit

Publikuar: 17/02/2022

Ish kryeministri Sali Berisha denoncon se po bëhen përpjekje për të mbuluar aferën e incineratorëve.

Nga foltorja e Kuvendit Berisha tha se vjedhja e qeveritarëve nuk ka kufi  dhe I bën thirrje qytetarëve për protesta të fuqishme pasi po përpiqen të vjedhin edhe portin e Durrësit.

Sali Berisha: “Janë dy hetime, një I komisionit parlamentar dhe një I SKRAP ju sjellin ju konfuzion, me Gugale e Stërgugale, Zoto e Mërtir dhe këtu gjithçka bëhet për të mbuluar hajdutët e vërtetë. Asnjë qindarkë nuk lëvizte dot pa miratimin e Edi Ramës, nën nxitjen e fuqishme të don Agaçios. Ai u ka dhuruar edhe 30 ha tokë shqiptare të tjerëve. Kjo aferë është mostruoze dhe do të zgjidhet nga vetëm qytetarë.

U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të përgatiten për protesta të fuqishme për të shpartalluar këtë vello të zezë korrupsioni dhe përpjekje djallëzore për të mbuluar këtë aferë më të madhen të zbuluar gjeri tani por është jo më shumë se 1/10 e aferës së portit të Durrësit. Edi Rama kësaj here në bashkëpunim me Lulzim Bravën kanë stisur plaçkitjen e grabitjen e 810  mijë metra katrorë. Po lënë Shqipërinë pa porte, Vlorën, Durrësin. Shëngjinin e shndërruan  në portin Luca ndërkohë kërkohet të mbushen kontejnerët me miliarda euro me tokë publike. Vjedhja e tyre ka kufi vetëm qiellin, ndaj u bëj thirrje qytetarëve të përgatiten pr protesta të fuqishme:”

Berisha kujton dhe historinë që i ka treguar një mik i tij  ambassador i SHBA në OSBE

Sali Berisha:  “Gugallja e Zoto janë ushtarë në këtë aferë të tmerrshme që nuk ekziston për kreun e meduzës. Oreksi vjen duke ngrënë. U krijua mekanizmi. Qeveritarët përvetësuan 13 milionë me djegësin e Elbasanit. Të njëjtën gjë bënë edhe me Fierin”

Nga klientët e mi që kishin vjedhur 1 miliardë, nuk ishte asnjë prej tyre që donte të vidhte miliardin e dytë. Oreksi vjen duke ngrënë. I njëjti mekanizëm me djegësin e Tiranës. Lal plehu lëshohet si lukuni. Arben Ahmetaj pasi kishte mbushur valixhet me dy djegësit e parë tërhiqet se e kupton se kishte kaluar çdo normë dhe vjedhja kishte marrë përmasa të mëdha.

Berisha thotë se qeveritarët kanë marrë të paktën 65 milionë euro nga këto afera.

Sali Berisha: “E vërteta është që me djegësin e Tiranës qeveritarët ndanë të paktën minimum 65 milionë euro  ndërsa ju përmendi biletat e Zotos e Gugalles. Ato janë thërrime nga ato që kanë vjedhur qeveritarët.”

 

 



Më të lexuarat