Prapaskena

Banorja e “5 majit” vjen me vrap për të takuar Berishën, ish-kryeministri del nga Kuvendi: Ja dy rrugët që do ndjekim…

Publikuar: 17/02/2022

Një banore e zonës së “5 majit”, Laureta Nikolli ka hyrë me vrap në oborrin e Kuvendit për të takuar ish-kryeministri Sali Berisha dhe për të marrë një përgjigje që banesat e tyre mos prishen ose të kompensohen “metër për metër”.

Gjatë fjalës, Sali Berisha tha se do të ndiqen dy rrugë për të zgjidhur këtë problem.

Banorja Laureta Nikolli: Që vjet në shkurt ne kemi kërkuar mbështetjen e opozitës dhe askush nuk na ka dëgjuar ndaj duam patjetër tu takonim, çfarë do bëhet me ne? Është shkelur ligji i shpronësimit…

Përgjigjet Sali Berisha: “Unë e kam denoncuar shumë herë si një akt çnjerëzor korruptiv anti-kushtetues qëndrimin ndaj jush. Akti është që duhet të asgjësohet ligji këtu pasi janë përfaqësuesit e niveleve të këtij parlamenti Sallillari dhe Kapllan Pallati ata që ndërtojnë kulla 30-katëshe dhe nuk pranojnë tu japin ju 10% të sipërfaqes që ju takon. Ky 10% është më i ulëti që u jepet pronarëve nga çdo kompani ndërtimi që zhvillon sot. Përqindja që ju takon ju ata u japin Bashës, Ramës dhe Veliajt. Kam admirimin për qëndresën tuaj.

Po paraqesim një ndërhyrje për anulimin e ligjit që iu çel rrugën dhunës ndaj banorëve. Ky ligj nuk mund të aplikohet kështu sepse ju jeni përfitues që u njihte 100 për qind të drejtën e legalizimit. Të mobilizojmë të gjithë qytetarët e Tiranës, Kamzës dhe Kasharit të ngrihen në mbështetje tuajin, kjo nuk është një protestë vetëm e juaja por e drejtë që u shkelmohet dhjetëra mijëra familjeve. Banorët e “5 majit”, Laprakës dhe Paskuqanit janë viktima të korrupsionit dhe vjedhjes qeveritare. Të gjithë ndërtuesit që kanë ndërtuar zona të tilla nuk kanë krijuar konflikt social me poseduesit por u është përgjigjur me kontratë sipas sipërfaqes, duke e ditur që është i detyruar por këtë nuk e bën shteti por ky është narko-shtetit, mafie shtetërore e drogës dhe krimit”



Më të lexuarat