Partia Demokratike ka vendosur të votojë pro shtyrjes së afateve për organet e vetingut duke marrë në këmbim plotësimin e dy kushteve kryesore të saj, kryerjen e reformës tërriroriale dhe kryerjen e reformës zgjedhore. Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka zbardhur fjalën e Bashës në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, ku është shprehur se prioriteti i tyre do të jetë reforma territoriale. Për këtë, grupi i punës së bashku me deputetët do të nisin një tur konsultimesh në të gjithë vendin, për një ndarje të drejtë administrative, ka thënë kryedemokrati.