Prapaskena

Franca kërkonte ta dëbonte/ I riu shqiptar kthehet në HERO, shpëton 8-vjeçarin mes flakëve

Publikuar: 03/02/2022

Një i ri shqiptar në Francë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me gjestin e tij të mrekullueshëm.

Ai ka merituar me të vërtetë emërtimin Hero me guximin që tregoi në një moment të vështirë.

Roland Aliu ka shpëtuar jetën e një fëmije 8-vjeçar. I guximshëm është akti i tij i cili nuk është kursyer aspak por ka hyrë mes flakëve, pasi një banesë që shërbente si pavijon për fëmijë të vegjël është përfshirë nga zjarri.

Akti i tij guximshëm është përshëndetur nga banorët e rrethit të Trois Cités de Poitiers , të cilët e kanë falënderuar shqiptarit Aliu.

Roland Aliut i është refuzuar gjithmonë leja e qëndrimit.

Shikoni video

 



Më të lexuarat