Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka paralajmëruar se protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha ditën e nesërme, do të shoqërohet me dhunë e vrasje. I ftuar në “Zona Zero”, Braho paralajmëroi më konkretisht vrasjen e një deputeti të Partisë Demokratike, por pa i përmendur emrin. Ai tha se personi me inicialet E.A., mund të vritet nesër, kështu që e këshillon të marrë masa e të ruhet.
“Mos të keni iluzion se nuk do të ketë dhunë. Do të ketë nga këta që edhe nuk përmbahen, nga të dhënat që kam unë mund të ketë edhe vrasje. Një personalitet deputet, me inicialet E.A., rrezikon të vritet nesër. Berisha nuk bën dot pa gjak. E.A, të ruhet, këtë këshillë i jap, të ruhet nesër. Janë situata që dalin nga kontrolli që dalin nga jashtë një shenjë duhet e dalin jashtë, edhe ai nuk e ka problem se e thotë si me Azem Hajdarin që nuk e vrava unë, por Izet Haxhia,”- tha Braho.
Inicialet E.A., përkojnë me nënkryetarin e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, por nuk dihet nëse Braho e kishte fjalën për të.