Fijet e zeza nuk priten/ Është emëruar 1 muaj pasi u shkarkua, por çmenduri është fakti se ish-Zv/ministres së Brendshme, Rovena Voda, paga i vazhdon edhe prej 6 muajsh në arrest shtëpie; sepse ky është modeli i kryeministrit Rama, që “ditën i nxjerr nga dera” vartësit e keq-përdorur dhe i çon në pranga për afera korrupsioni, ndërsa natën i fut nga “dritarja” në institucione të tjera, ku qarkullojnë e zhduken miliona lekë me tendera dhe projekte fantazma
Në listën e pagave, figuron dhe Rovena Voda, ish-zv/ministrja e Brendshme për anti-trafiqet, arrestuar nga SPAK më 11 korrik 2021, për sekserizim punësimesh në këtë ministri, me marrje ryshfetesh dhe qysh prej datës 13 korrik 2021 lënë në “arrest shtëpie”.
Mirëpo vetëm dy muaj pasi Edi Rama e shkarkoi nga detyra paraprakisht, për shkak se kishte informacion që po hetohej nga SPAK dhe do arrestohej, ish-zv/ministrja Rovena Voda u rehatua në një qoshe tjetër shtetërore.
Prej 16 muajsh, ajo është e punësuar në Autoritetin për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit me pagë mujore 1 milion e 166 mijë lekë, në detyrën Koordinatore e Projekteve që financohen nga qeveria dhe donatorët e huaj, për të denoncuar krimet e komunizimit me konferenca, ekspedita në ish-burgje, investime, aktivitete e botime.
Kjo ish-zv/ministre e promovuar nga Edi Rama, si “ekselente dhe model” përkushtimi e drejtësie në qeverisje, u arrestua për marrje ryshfeti 2000 Euro, 1 aparat celular dhe 1 arkë peshk, si shpërblim për sekserizim punësimesh në ministri.
Babloku mund të dalë e të thotë, se institucioni i dosjeve është i pavarur dhe e ka emëruar drejtoresha Gentjana Sulaj, por nuk mund të mohojë se ai e di, që izh-zv/ministrja e Brendshme e shkarkuar prej tij para se të arrestonte SPAK, është ri-futur shefe në administratën publike.
Çmenduri është fakti, se ish-Zv/ministres së Brendshme, Rovena Voda, paga i vazhdon edhe prej 6 muajsh që ajo është në masë penale “arrest shtëpie” vendosur nga SPAK e Gjykata Speciale.
Mirëpo kështu ndodh, kur kryeministri Rama “ditën i nxjerr nga dera” vartësit e përdorur, dhe i çon në pranga për afera korrupsioni me etiketimin “kanceri i adminisratatës”; ndërsa natën i fut nga “dritarja” në institucione të tjera, ku qarkullojnë e zhduken miliona lekë me tendera dhe projekte fantazma.
Në rastin konkret, Rama ka dy lidhje me Autoritetin për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit: Një si kryeministër me drejtoren Gentiana Sula, ndërsa tjetrën si kryeministër me burrin oligark ndërtimi e resortesh, Gentian Sula, të cilit në 8 vite i ka dhënë 230 milionë Euro tendera, koncesione e troje në bregdet./Pamfleti