Prapaskena, mëson se shenjestra e atentatit ka qenë Blerim Çela, vëllai i viktkës Erion Çela.
Nga ana tjetër, mësohet se i plagosur ka mbetur edhe Edmond Crroj, daja i viktimës, i cili rezulton me precedent penal për drogë në Itali.
Si ndodhi ngjarja:
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:15, në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Persona të armatosur të cilët lëviznin me një automjet tip “Mercedes E Class” të zi dhe vetëm njëri prej tyre ka qëlluar me breshëri kallashnikovi nga jashtë në drejtim të lokalit, ku ndodheshin të ulur në një tavolinë viktima dhe personat e tjerë. Për pasojë ka mbetur i vdekur në vend Erion Çela si dhe janë plagosur katër të tjerë, të cilët janë dërguar te spitali i Traumës.
Sakaq, pasi kanë qëlluar me breshëri mjeti i autorëve është kthyer në vend dhe ka marrë po të njëjtën rrugë nga erdhi. Targat e makinës rezultojnë se janë të vjedhura nga një makinë Smart në Tiranë.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur Arben Dani 46 vjeç, Blerim Çela 28 vjeç, vëllai i viktimës, Edmond Cëroi, 41 vjeç daja i viktimës dhe Azbi Selimaj, 19 vjeç. Ky i fundit është kamarier i lokalit dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet cili ka qenë objektivi i këtij atentati.