Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri e të resë në një hotel në autostradën Durrës-Tiranë.
Mësohet se autori i plagosjes Fatbardh.D kishte disa ditë që kishte ardhur nga Spanja.
Ai kishte kaluar natën në hotel me të dashurën e tij Edisa.K.
Dyshimet e para janë se ai ka qenë në gjendje të dehur dhe i ka shkrepur aksidentalisht pistoleta duke e plagosur të dashurën në shpatull.
Pas kësaj ngjarje ai ka ikur nga hoteli dhe e ka lënë aty vajzën.
Punonjësit e hotelit kanë njoftuar Policinë dhe kjo e fundit më pas spitalin për autoambulancën.