Bamir Topi: PD një gërmadhë që ka zënë Bashën dhe Berishën brenda! Doktori e di ku është ‘vija e kuqe’,

Pa Kategori

Publikuar: 29/12/2021

Bamir Topi: PD një gërmadhë që ka zënë Bashën dhe Berishën brenda! Doktori e di ku është ‘vija e kuqe’,

Ish presidenti Bamir Topi mendon se PD është tashmë një gërmadhë që ka zënë brenda Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

PD një gërmadhë që ka zënë Bashën dhe Berishën brenda. Siç ndodh në situata tërmeti, ti mund të jesh në gërmadhë mund të jesh dhe i gjallë, dhe i plagosur, por tek ajo ndërtesë, ku ti je dikush duhet të shpëtoj. Problemi është se janë në kushtet kur duhet të dalin vetë, po i zënë rrugën njëri-tjetrit se kush do të dalë më para. Kjo është katastrofike!”, tha Topi në emisionin ‘Repolitix’.

Ish-presidenti, duke ju referuar hyrjes së Sali Berishës në selinë e PD-së, tha se ai e di shumë mirë ku është vija e kuqe, dhe e di mirë se është në fokus nga strukturat e drejtësisë. Madje sipas Topit, Basha po shpreson që Berisha të gabojë.