Policia dhe prokuroria e Lezhës kanë mundur të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona që dyshohet të jenë ekzekutorët e vrasjes së punonjësit të policisë, Xhuliano Prelës.
Hetimi një vjeçar ka sjellë arrestimin e dy kushërinjve Sokol Hysa dhe Redjon Hysa, ku njërit prej tyre, Sokol Hysës, i është gjendur dhe arma tip pistoletë brenda në shtëpi.
Ora News mëson se personi i dytë i arrestuar për vrasjen e policit Xhuliano Prela në 5 dhjetor 2020, është Redjon Hysa.
Edhe Redjon Hysës i është gjendur një armë zjarri në banesën e tij.
Pas arrestimit të dy kushërinjve dhe sigurimit të armës së krimit, me të cilën dyshohet se u ekzekutua punonjësi i FNSH, Xhuliano Prela, gjykata e Lezhës ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie për Nikoll Shernikun.

Për tre personat aktualisht prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe dosjen e ka kaluar për gjykim në gjykatën e Lezhës.
Ndërsa për personin tjetër të shpallur në kërkim në dhjetor 2020, Briland Martinaj, prokuroria e Lezhës, ka vendosur pushimin e akuzës.