Prapaskena

Reshje shiu dhe dëborë në zonat verilindore dhe juglindore! Moti i keq përfshin vendin

Publikuar: 27/12/2021

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin ditën e sotme. Kjo e hënë ka sjellë reshje të dendura shiu në të gjithë vendin, ndërsa po ashtu priten reshje dëbore në zonat verilindore dhe juglindore.

Sipas MeteoAlb, moti i keq do të vijojë deri mëngjesin e ditës së nesërme.

Sa i përket temperaturave, është regjistruar një ngritje e lehtë në mëngjes, por pritet të ketë ulje temperaturash gjatë orëve të mesditës.

Pavarësisht reshjeve të dendura të shiut, momentalisht nuk paraqiten probleme në vend.



Më të lexuarat