Prapaskena

Moti i keq, porti i Vlorës pezullon lundrimet deri nesër për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit

Publikuar: 27/12/2021

Kapiteneria e Vlorës njofton anulimin e lundrimit detar për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit deri ditën e nesërme, 28 dhjetor.

Shkak janë bërë kushtet metereologjike.

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datat 26-27.12.2021 në drejtimin Jug-JugLindje në forcën 4-5bft, 7-10m/s, lartesi dallge 0.50-1.00m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7 deri 8bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.Është ndaluar dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese , anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marjen e masave për sigurimin e tyre” thuhet në njoftim.

Me kushtet hidrometeorologjike te parashikuara, trageti i linjes Vlore-Brindisi-Vlorë nuk ka pezullime për kryerjen e aktivitetit.

Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë pas datës 28 dhjetor, ora 06:00.



Më të lexuarat