Sali Berisha ka kulmuar sot luftën e tij në Shqipëri kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke improvizuar mbajtjen e një referendumi të paligjshëm, në bashkëpunim me grupin e tij të Foltores dhe sigurisht me aleatin e tij të vetëm në këto ditë të vështira, Ilir Metën.
Referendumi i Sali Berisha mbahet gjoja për të shkarkuar Lulzim Bashën dhe për të pushtuar më pas selinë e Partisë Demokratike, por kjo lëvizje është një mesazh dhe përgjigje e Berishës ndaj amerikanëve, të cilëve u kërkon ta heqin nga lista e zezë i i kooptuar dhe të tërhiqen nga sanksionet e tjera që pritet të ndërmerren në vijim.
Edhe pse votimi i sotëm nuk ka asnjë vlerë ligjore pasi është i ngjashëm me votimet e ‘qeverive’ ekzil, Sali Berisha po i vendos një damkë turpi Shqipërisë, pasi është i pari politikan në Ballkan që organizon referendum kundër Perëndimit.
As miqtë e tij nga ana e gruas në Beograd, të cilët janë bombarduar nga SHBA me avionë luftarakë, nuk kanë arritur deri në këtë pikë sa për të organizuar një referendum kundër SHBA-ve.
Referendumi i Sali Berishën po mbahet dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë një mesazh të qartë dhe përvëlues, duke e garantuar Sali Berishën se do të ndahet nga kjo jetë si pjesë e listës së zezë së SHBA-ve, me damkën e korrupsionit dhe si armik i Perëndimit.
Në një mesazh të shpërndarë nga Ambasada Amerikane në Tiranë, i kujtohej Sali Berishës se nga 200 politikanë të korruptuar të shpallur non grata, asnjëri prej tyre nuk është falur dhe nuk është hequr nga lista e zezë.
Po çfarë do të ndodhë pas referendumit të Berishës kundër SHBA dhe cila do të jetë përgjigja që do të marrë?
Sali Berisha dhe grupi i tij i Foltores pritet të shpallen organizatë kriminale dhe mafioze nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu siç edhe operuar me grupet paralele serbe në Veri të Kosovës.
Lëvizja e Berishës ka të gjitha tiparet e grupeve të tjera, ndaj të cilave SHBA-të kanë vendosur sanksione si; pastrim parash të pista, financim të dyshimtë, angazhim të njerëzve të krimit dhe trafiqeve, struktura paralele të paligjshme, statute të paralele, vjedhje simbolesh dhe logoje, tentativa për të pushtuar ndërtesat me forcë etj.
Por ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojë të japim mesazhe dhe të godasin Sali Berishën që përtej Atlantikut, SPAK në Tiranë çuditërisht vijon të bëjë sehir.
Edhe pse përfaqësuesit e lartë të qeverisë amerikane kanë shprehur gatishmërinë për të sjellë në Tiranë dosjen e zezë për Sali Berishën nëse një gjë të tillë e kërkohet nga autoritetet e hetimore shqiptare, SPAK vijon të të mos veprojë. / Pamfleti