Gjykata e Kurbinit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për të ndaluarit në lidhje me vrasjen e biznesmenit Rakip Roli më 10 dhjetor në Sanxhak të Kurbinit.
Gjyqtari Aurel Arapi pranoi kërkesën e prokurorit Bardhyl Shehu dhe i la në burg shtetasit Llej e Skender Lika si dhe Klajdi Gjegjaj (Beleshi).
Ata akuzohen për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.
Personi që ka pranuar autorësinë e krimit është Llej Lika i cili ka deklaruar se babai i tij dhe Klajdi Gjegjaj nuk kanë lidhje me krimin.
Biznesmeni Roli u ekzekutua me breshëri plumbash në makinën e tij në Sanxhak të Kurbinit më 10 dhjetor. Autorët i kishin bërë pritë dhe në momentin që doli në rrugë e qëlluan me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur në vend.
Mësohet se seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura.