Prapaskena

“Do paguaj unë i pari”, vrasja e të riut në market, arrestohet një person

Publikuar: 15/12/2021

TIRANË- Pas vrasjes së të riut Jurgen Duka, një person ka rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për moskallëzim krimi. I arrestuari është Orgest Drazhi, 36 vjeç, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, duke qenë prezent në konfliktin e çastit ku humbi jetën Jurgen Duka, nuk ka kallëzuar krimin. Ndërkohë policia është ende në kërkim të efektivit të policisë Arber Sula i cili qëlloi për vdekje Jurgen Dukën.

Në market kanë qenë pesë të rinj dhe pronari i marketit.

Në një moment, kur autori i dyshuar i ngjarjes ishte në radhë duke pritur që të paguante për çfarë kishte blerë, aty i futet Jurgen Duka dhe një tjetër persona duke vendosur disa birra në banak me qëllim kalimin e tyre në kasë.



Më të lexuarat