U vra në Tiranë/ Duka u arrestua 1 vit më parë, dërgonte heroinë në Amerikën e Jugut

Pa Kategori

Publikuar: 14/12/2021

U vra në Tiranë/ Duka u arrestua 1 vit më parë, dërgonte heroinë në Amerikën e Jugut

Viktima Jurgen Duka, i cili u vra mbrëmjen e djeshme me armë zjarri u arrestua një vit më parë dhe pritej të ekstradohej drejt Italisë. Mësohet se Duka ka qënë pjesë e grupit që trafikonin kokainë dhe heroinë nga Amerika e Jugut dhe Evropa Veriore.

Ai u arrestua në vitin 2020 në kuadër të një operacioni anti-drogë mes Shqipërisë dhe Italisë ku u prangosën edhe disa persona të tjerë.

Operacioni “Riviera” u iniciua nga Prokuroria Rajonale Antimafia në Bolonja, në bashkëpunim me Grupin e Operacioneve Speciale (ROS) të Karabinierisë në Bolonja.

Grupi kriminal i trafikut përbëhej nga shqiptarë dhe italianë. Operacioni në Itali u zhvillua në Marche, Emilia Romagna, Lombardi dhe Liguri.

Mbetet e paqartë se si viktima u lirua nga qelia. Ndërkohë vijon puna nga autoritetet për të identifikuar dhe arrestuar autorin e rasjes.