Prapaskena

Ekskluzive / Gjyqtarja Blerta Çibuku arrestoi një 77-vjeçare për thyerjen e një xhami, liron trafikantin nga Lazarati me 280 kg drogë

Publikuar: 21/11/2021

Në Gjirokastër ka ndodhur një ngjarje qesharake, e cila është konvertuar në një çështje penale nga matrapazët e drejtësisë, të cilët kanë arrestuar një të moshuar 77 vjeçe.

Nga dosja e siguruar nga ‘Prapaskena’ rezulton se e moshuara Krisanthi Kore akuzohej se kishte rrëzuar një anëtenë, kishte thyer një xham si dhe kishte hequr kabullin e internetit tek banesa e së bijës. Kaq ka mjaftuar që të ngrihet akuza për vetgjyqësi dhe shkatërrim prone.

Në 13 prill 2021, Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur për 77 vjeçaren masën detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore. Më pas, po kjo gjykatë, ka vendosur ta zëvëndësojë këtë masë në arrest me burg.

Gjykatat shqiptare po lirojnë çdo javë vrasës, trafikantë, hajdutë tenderash, shoferë kamikazë që gjymtojnë njerëzit rrugëve etj., ndërkohë që nga ana tjetër fusin në burg një gjyshe për një veprim qesharak.

Në datë 16 korrik 2020 Prokuroria Gjirokastër i është drejtuar gjykatës me kërkesë për zëvëndësim mase për shetasesn Krisanthi Kore, në lidhje me proçedimin penal me nr. 588 për veprën penale të vetëgjyqësisë parashikuar nga neni 277 i kodit penal.

Prokuroria Gjirokastër i është drejtuar gjykatës për zëvëndësim mase me atë të shtrimit të detyruar në një spital për ta kuruar të moshuarën nga ana mendore, por gjyqtarja Blerta Çibuku ka vendosur zëvëndësimin e masës me atë të arrestit në burg.

Gjyqtarja Blerta Çibuku, pa pasur një kërkesë të tillë, ka vendosur të zëvëndësojë masën dhe pse ka pasur shumë dispozita ndaluese, të cilat e pengonin në caktimin e kësaj mase.

Kundër kësaj mase të pajustifikuar ka bërë ankim edhe mbrojtja e shtetases Krisanthi Kore, dhe nga ana e Gjykatës së Apelit është konstatuar si shkelje e rëndë e kryer nga kryer nga matrapazja Çibuku.

Gjykata e Apelit Gjirokastër ka konstatuar se gjyqtarja Çibuku, ka vendosur në kundërshtim të hapur me ligjin, dhe pikërisht në kundërshtim flagrant me nenin 244/3 të K.Pr.Penal, duke argumentuar se gjykata nuk mund të caktoi një masë më të rëndë se ajo që kërkon prokurori.

Njëkohësisht ajo që është më evidente, Gjykata e Apelit Gjirokastër ka rrëzuar këtë vendim flagrant të dhënë kundër një gruaje 77 vjeçareje për të cilën gjyqtarja matrapaze Çibuku, ka vendosur dhe në kundërshtim dhe me nenin 230 të Kodit të Procedurës Penale.

Neni 230 flet në mënyrë të qartë se nuk mund të caktohet një masë arrest në burg për një person, i cili ka mbushur moshën 77 vjeç, siç ka vepruar matrapazja Çibuku.
Shpresojmë që veting të konstatojë dhe këtë shkelje të rëndë të kësaj gjyqtareje, dhe të marri masat për shkarkimin nga detyra.

Ditët në vijim do të publikojmë një vendim ku gjyqtarja Çibuku ka dënuar me kusht një trafikant droge nga Lazarati, i arrestuar me 280 kg kanabis sativa. Pra, një trafikant droge e dërgon në shtëpi, ndërsa një gjyshe e fut në burg se ka thyer një xham.



Më të lexuarat