Prapaskena

“Drejtësi për Mateon”, ulen në mes të rrugës, familjarët e 8-vjeçarit bllokojnë qarkullimin në Vlorë

Publikuar: 21/11/2021

Familjarët e vogëlushit Mateo, i cili u vra nga Klodian Çalamani, organizuan një protestë para burgut të Vlorës ku ndodhet autori.

Pas disa minutash tensionesh ku kërkuan të hyjnë me forcë në dhomat e paraburgimit në Vlorë, familjarët janë zhvendosur në qendër të qytetit, ku kanë kërkuar mbështetës për dënim me vdekje të autorit që kreu krimin e rëndë.

Familjarët në disa momente janë ulur në mes të rrugës dhe kanë bllokuar rrugën Transballkanike.

“Drejtësi për Mateon”-dëgjohen duke thënë.



Më të lexuarat