Tronditëse! Banori: Mateo mund të jetë përdhunuar fillimisht, e më pas të jetë vrarë

Pa Kategori

Publikuar: 17/11/2021

Tronditëse! Banori: Mateo mund të jetë përdhunuar fillimisht, e më pas të jetë vrarë

Banorë të fshatit ku dhe ndodhi vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu kanë ngritur dyshimet se i vogli mund edhe të jetë përdhunuar nga Klodian Çalamani e më pas të jetë vrarë. Para kamerave, ata tregojnë se nuk kanë fjetur gjumë gjithë natën, pas krimit të tmerrshëm që ka tronditur vendin.

Të tjerë banorë shprehen të tronditur për vrasjen makabre të 8-vjeçarit në Fier ku thonë se nuk i  ka zënë gjumi dhe se autori duhet të dënohet me vdekje.

“Kur e mora vesh u llahtarisa, nuk më ka zënë gjumi natën, nuk di c’të thuash, duhet të dënohet me vdekje. Unë kamë vetë fëmijë, kush është ai që nuk ka frikë,”- tha një banor.

“Autori i rritur jetim, i ati e la të vdekur, e ëma u martua iku në Maqedoni. Ai ishte te buka, ku e merrte i jepte ndonjë copë bukë. Asnjë punë nuk  e lidhte atë me atë fëmijë ta fuste në shtëpi, vetëm ta përdhunonte, por duhet të flasë ekspertiza,”- tha një tjetër.