Pas hetimeve nga antimafia italiane e SPAK për pastrim parash, ndaj biznesmenit Rezart Taçi SPAK nis edhe verifikimin e pasurisë në Shqipëri. Ndërkohë për llogari të SPAK policia italiane ka bërë kontrolle në Romë e Milano ku dyshohet se qëndron biznesmeni Rezart Taçi.
Në përgjimin e datës 6 tetor 2021 Taçi i thotë Francesco Zummo se paratë ja garantonte me asetete e tij dhe te mos kish merak pas hapjes se llogarisë më 18 qershor në Mal të Zi e në Tiranë. Transaksionin e kalimit nga llogaria e Zummo-s tek e taçit do ta bënte Fabio Petruzella, pasi kishte prokurë nga Zummo për paratë, por banka në Shqipëri nuk bëri veprimet.
Ai ka ardhur tre herë në Shqipërisë pas 18 qershor dhe kishte prokurore nga Zummo. Por banka i kishte sekuestruar lekët për llogari të SPAK dhe s’ja ka pranuar veprimin duke i gënjyer.
Dosja e prokurorisë konsiston mbi planin e pastrimit përmes Shqipërisë të 18.399.996 eurove, të cilat dyshohet se i përkasin Cosa Nostras. Protagonist i kësaj dosjeje është Rezart Taçi, i akuzuar nga SPAK për “pastrim parash” dhe sot i shpallur në kërkim. Ish-biznesmeni shqiptar i naftës, sipas dosjes, jo vetëm vuri në dispozicion njohjet e tij në Mal të Zi dhe në Shqipëri për të lejuar transferimin e shumës nga parajsat fiskale deri në Singapor, por u bë personalisht garant me pasurinë e tij, nëse ato mbi 18 milionë euro do të humbnin.
Prapaskenat e bujshme zbulohen në faqet e dosjes, ku prokuroria e Palermos tregon që Taçi folur direkt në telefon me pronarin e shumës së madhe, Francesco Zummo, 90 vjeç, të cilit gjykatat italiane i kanë konfiskuar një pasuri prej më shumë se 150 milionë euro të konsideruara të prejardhura nga Cosa Nostra. Francesco Zummo, edhe ky i arrestuar tashmë, ka qenë një nga ndërtuesit më të mëdhenj të Palermos dhe krahu i djathtë i Vito Cianciminos, ish-kryebashkiak i kryeqendrës siçiliane, i konsideruar si arkëtari i Mafias.
Më 5 gusht 2021 SPAK informoi prokurorinë e Palermos nga ku u arrit më pas në arrestimet e pak ditëve më parë: ajo e Palermos bëri arrestimin e tre italianëve, ndërsa SPAK atë të dy shqiptarëve. I vetmi që nuk ka përfunduar ende në burg është pikërisht Rezart Taçi, i shpallur në kërkim e që prej vitesh nuk jeton më në Shqipëri.