‘Makthi’ i  bankave, kush ishte Dumani nga Vlora që u vra me Mihasin

Pa Kategori

Publikuar: 14/11/2021

‘Makthi’ i  bankave, kush ishte Dumani nga Vlora që u vra me Mihasin

Armando Dumani, 26-vjeçari që ishte pasagjer në mjetin ku dhe u ekzekutua sot, ishte një person që kishte rekorde kriminale mbi shpinë. Dosja.al ka mësuar se Dumani ishtem e origjinë nga Vlorë, por prej vitesh rezulton të jetë shpërngulur në Tiranë, në zonën e Yrshekut.

Ai ishte fqinj me Erigers Mihasin, me të cilin edhe u vra sot dhe të dy shiheshin shumë shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Në vitin 2012 Dumani ka qenë i arrestuar bashkë me disa persona të tjerë për një sërë grabitjesh në banka të ndryshme. Asokohe banda e tyre u kthye në “makth” për bankat, deri në shkatërrimin e saj nga policia, por edhe Dumani sot rezultonte i lirë.

Ai ishte në një bar në zonën e Astirit me Mihasin. Më pas të dy hipën në Audi-n e 32-vjeçarit dhe dolën në rrugën kryesore ku iu zu pritë nga atentatorët. Të dy ndërruan jetë në vend.