E rëndë / Edmond Spaho aludon për një raport dashurie mes Grida Dumës dhe Berishës

Pa Kategori

Publikuar: 12/11/2021

E rëndë / Edmond Spaho aludon për një raport dashurie mes Grida Dumës dhe Berishës

Krisja mes demokratëve duket se sa vjen e thellohet.  Deputeti i PD-së Edmond Spaho ka reaguar pas deklaratave të koleges së tij Grida Dumës se ish-kryeministri Sali Berisha nuk duhet të ishte më deputet.

Spaho ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook një shkrim me deklaratën e zonjës Duma, të cilën e pyet në mënyrë retorike se pse nuk ia ka thënë këtë vetë Berishës, të cilit i shkonte çdo ditë në zyrë deri në datën 25 Prill.

“Ja ke thënë Berishës këtë, sepse deri në 25 Prill 2021 në zyrë të Berishës ke qenë çdo ditë?”- shkruan Spaho.

Deputeti Spaho aludon për një lidhje mes Grida Dumës dhe Berishës. Më parë Grida Duma ka deklaruar se kashkuar shpesh në zyrën e Berishës, duke lexuar poezi së bashku.