Dokumentet / Mamaja e Olta Xhaçkës dhe mamaja e Amant Josifit, ortakut në “Call Center” të Olsi Ramës, në grup trafikimi fëmijësh për transplant organesh

Pa Kategori

Publikuar: 11/11/2021

Dokumentet / Mamaja e Olta Xhaçkës dhe mamaja e Amant Josifit, ortakut në “Call Center” të Olsi Ramës, në grup trafikimi fëmijësh për transplant organesh

Para dy ditësh, “Pamfleti” publikoi fakte nga lidhjet e Olta Xhaçkës me Olsi Ramën në SHBA e Tiranë, dhe për martesën e ministres me trafikantin e “Firences”, ish-deputet i “Rilindjes”, një nga përfituesit e mëdhenj të koncesioneve e trojeve publike në bregdetin Vlorë-Sarandë.

e mëdhenj të koncesioneve e trojeve publike në bregdetin Vlorë-Sarandë.

Sot po publikojmë një lidhje tjetër të vjetër, mes ministres Olta Xhaçka dhe këshilltarit të saj Amant Josifi, administrator e ortak i Olsi Ramës në rrjetin mafioz ndërkombëtar “Call Center-Milton” me degë aktiviteti mashtrues në Shqipëri.

Ja lidhja/ Kur në muajin mars 2015, Olta Xhaçka u emërua Ministre e Punës dhe prezantoi Amant Josifin si këshilltar, i tha stafit se ishte përzgjedhur nga një komision qeveritar me konkurs, si student ekselence në Paris.

Mirëpo kur në shtator 2017, Olta Xhaçka e mori Amant Josifin këshilltar edhe në Ministrinë Mbrojtjes, u zbulua e vërteta se ai kishte lidhje të forta interesash të pista kriminale e ekonomike me ministren Xhaçka dhe vëllain e kryeministrit Edi Rama.

Me dokumente zyrtare, konfirmohet se Natasha Xhaçka, mamaja e Ministres së Jashtme, Olta Xhaçka dhe Pranvera Strakosha (Josifi-Gjoliku) mamaja e Amant Josifit, gjatë viteve 1991-1992 kur kanë qenë gjyqtare në Tiranë, kanë kryer veprimtari në grup të strukturuar kriminal.

Në dosjet e Prokurorisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Anti-Krimit dhe Policisë së Shtetit, konfirmohet se Natasha Xhaçka e Pranvera Strakosha si gjyqtare, kanë qenë pjesë aktive e rrjetit kriminal prej 8 personash, që bënin birësime e trafikim fëmijësh jashtë Shqipërisë.

Aktivitetin e grupit kriminal, dy gjyqtaret e mbështesnin duke dhënë  vendime gjyqësore, me emra mbiemra, datëlindje, atësi, amësi e vendlindje false, të fëmijëve që gjoja birësoheshin.

Me vendimet që jepte dyshja Xhaçka-Strakosha, ligjërohej që fëmijët e braktisur në rrugë e jetimore, të shitur nga familje të varfëra apo të rrëmbyer, të birësoheshin fiktivisht nga grupi i trafikantëve, me letra si “prindër kujdestarë” deri në moshën madhore 18 vjeç.

Hetimet faktuan, se me vendimet e lëshuara nga mamaja e ministres Olta Xhaçka dhe mamaja e Amant Josifit; trafikantëve u njihej e drejta t’i çonin fëmijët e birësuar jashtë Shqipërisë, ku sipas dosjes penale, rezulton se përdoreshin për të lypur, vjedhje e transplant organesh.

Pas zbulimit të aktivitetit kriminal, Natasha Xhaçka e Pranvera Starkosha u morën  të pandehura, por u arratisën në Prevezë të Greqisë e prej andej në Rumani, ndërsa drejtësia i shpalli në kërkim dhe filloi gjykimin në mungesë.

Këtë e konfirmon Shkresa nr. 857/1 Prot., datë 18 korrik 1992, me të cilën Hetuesia e Tiranës, i ka kërkuar Ministrisë së Rendit Publik, ndalim të daljes jashtë shtetit të Natasha Xhaçkës e Pranvera Starkoshës, si persona nën hetim e kërkim.

Me Shkresë Nr. 1994/1 Prot, datë 26 prill 1993, Drejtoria e Përgjithshme të Policisë Kriminale, i ka kërkuar policisë së shtetit, gjurmim dhe kapje të Natasha Xhaçkës e Pranvera Strakoshës; ndërsa më 10 maj 1993, me Shkresë nr. 1594/1 Prot. Drejtoria e Përgjithshme të Policisë Kriminale, i dërgon njoftim Dejtorisë së Rendit Publik e Prokurorisë së Përgjithshme, që Natasha Xhaçka e Pranvera Strakosha të shpallen në kërkim ndërkombëtar.

NË VIJIM DO PUBLIKOJMË:

– Me çfarë garanci paprekshmërie u rikthyen në Shqipëri dhe zhdukën e pastruan dosjen e tyre penale, Natasha Xhaçka e Pranvera Strakosha (Gjoliku).

Si e falsifikoi formularin e dekrimalizimit Natasha Xhaçka, për të marrë licensën e noteres dhe Dëshmia Penale false, lëshuar nga ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço.

– Falsifkimi i dëshmisë Penale nga Pranvera Strakosha, me të cilën u emërua Zv/kryetare e Gjykatës-Tiranë dhe Anëtare e KLD; mashtrimi që i ka bërë komisionit të ligjeve me formular dekriminalizimi të falsifikuar, duke u zgjedhur 2 mandate radhazi Kryetare e Komisionit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil, ku është akoma./Pamfleti