Çmendet dhëndri i Berishës, shan nga nëna Lulzim Bashën dhe Gazmend Bardhin: Janë bq…

Pa Kategori

Publikuar: 11/11/2021

Çmendet dhëndri i Berishës, shan nga nëna Lulzim Bashën dhe Gazmend Bardhin: Janë bq…

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi ka humbur kontrollin pasi Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi kanë hedhur poshtë firmat e mbledhur nga vjehrri i tij për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së, për të shkarkuar Bashën.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi doli mbrëmë në një konferencë për shtyp, duke hedhur dyshime mbi firmat e mbledhura nga Berisha. Dyshimet u shtuan pasi Berisha vendosi t’i mbajë sekret firmat, duke i futur kasafortën e Edi Palokës.

Në këto kushte, ka reaguar fort dhëndri i Berishës, duke sharë Lulzim Bashën dhe Bardhin nga nëna, si dhe duke i etiketuar si bq… “Të fala satëmë! Gjoja demokratë që kane frikë të mblidhen. Bq që na thotë që vendoska… Pu sa gjynah ka mbërrit ta mbrojë spiuni i Milosheviçit”, shkruan dhëndri i Berishës.