Gati sa nuk hodhi në humnerë gazetaren në Dajt, SHÇBA nis hetimin për efektivin e policisë

Pa Kategori

Publikuar: 06/11/2021

Gati sa nuk hodhi në humnerë gazetaren në Dajt, SHÇBA nis hetimin për efektivin e policisë

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka reaguar në lidhje me incidentin që ndodhi mesditën e sotme në zonën e Qafë Mollës në Dajt, ku një efektiv policie gati sa nuk hodhi në humnerë gazetaren Anila Hoxha, e cila po raportonte nga vendngjarja për gjetjen e trupit të pajetë të biznesmenit Ruzhdi Hoxha.

SH∟BA njofton se ka nisur inspektimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë të punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë shfaqur sjellje jo etike e konform detyrës.

Njoftimi i plotë:

SHÇBA reagon në lidhje me incidentet me disa gazetarë, shkaktuar nga disa punonjës të policisë në zonën e Qafë Mollës

Tiranë – Në vijim të lajmit të publikuar në disa media, në lidhje me sjelljen jo korrekte të disa punonjësve të policisë me përfaqësues të mediave, e në veçanti me gazetaren Anila Hoxha gjatë raportimit të një ngjarje kriminale, SHÇBA njofton se ka nisur një inspektim për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe vënien përpara përgjegjësisë të punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë shfaqur sjellje jo etike e konform detyrës.

SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.